Topalli: Integrimi, objektivi që bashkon gjithë shqiptarët
Në Konferencën e Gjashtë të Komisioneve Parlamentare të Integrimit, kryeparlamentarja Topalli u shpreh se integrimi mbetet objektivi që bashkon të gjithë shqiptarët, ndaj asnjë forcë politike nuk mund ti ikë kësaj përgjegjësie.
Uroj që Shqipëria të mund ta marrë statusin e vendit kandidat. Nuk ka qënë një rrugë e thjeshtë, ka pasur pengesa, por asnjë forcë politike nuk mund ti ikë këtij objektivi kombëtar që bashkon të gjithë shqiptarët, deklaroi Topalli.
Ndërsa ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui, u shpreh se pavarësisht se shumë gjëra janë bërë, ka ende shumë për të bërë.
Integrimi bazohet te merita. Janë bërë shumë gjëra, por ka ende për të bërë. Rajoni ka fuqi transformuese dhe shembulli më i mirë për këtë është Kroacia. Plotësimi i 12 prioriteteve mbetet kusht për integrimin, tha Sekui. / G.N.