E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kamerdarja e turbofolkut pseudonacionalist”

Kryesocialisti Edi Rama i është përgjigjur akuzve të kryeministrit Sali Berisha që e shigjetoi atë si një person i cili zbatonte interesat e Serbisë. Me anë të një editoriali në sajtin e tij zyrtar, me titull “Kamerdarja e turbofolkut pseudonacionalist” kreu i opozitës i rikthehet raporteve mes Berishës dhe Serbisë kur ai ishte president, duke veçuar funzimin me naftë të makinës së Sllobodan Millosheviçit.
 

"Historia tregon se kur ishte President i Republikës në vitet e luftës në ish-Jugosllavi, kryeministri i sotëm theu embargon ndërkombëtare për t`i çuar naftë regjimit kriminal e thellësisht antishqiptar të Sllobodan Millosheviçit. Partia Socialiste atë kohë foli fort kundër kësaj tradhëtie të interesave kombëtare megjithë terrin mediatik që kishte imponuar Sali Berisha si President i Republikës. A ia çoi naftën Kasapit të Beogradit sepse siç thonë disa gojë të liga, ka ngrënë në të shkuarën komuniste ndonjë lugë në çorbën serbe, apo sepse siç thonë faktet e këtyre 7 viteve të pushtetit të tij të korruptuar, është një makut i dhënë pas parasë kudo ku ajo i shfaqet, këtë nuk e dimë.Mund të jenë të dyja bashkë, po sidoqoftë s`ka si mos të jetë njëra nga të dyja" thekson Rama
 

Në editorialin e tij Rama sulmon kryeministrin edhe për qëndrimin e tij ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kohën kur demkrotët ishin në opozitë. Rama ndalet edhe në kundërshtimin e marrëveshjes së Rambujesë. "Dihet botërisht tanimë është se si u soll publikisht Saliu, kur ishte shef i opozitës, me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Nuk la sharje e shpifje pa lëshuar ndaj "marksistë-leninistëve", "terroristëve ndërkombëtarë", "narkotrafikantëve", "banditëve" e "kriminelëve" të UÇK-së". Dhe s`ka dyshim se në krahun e duhur të historisë së shqiptarëve mungonte deri aty Sali Berisha, ashtu siç mungoi edhe në momentin kulmor të Rambujesë kur doli e bëri një thirrje që kasapit të Beogradit i ra si dhuratë nga qielli nëse nuk e ka ditur më parë. Doli çakërrdisht hapur kundër marrëveshjes që e dëshironin të gjithë aleatët ndërkombëtarë të Kosovës" thekson Rama.

Më tej Rama shkruan se të gjithë e dinë se çfarë bëri qeveria e Nanos dhe e Majkos per çlirimin e Kosovës. Kryesocialisti e mbyll editorialin duke nënvizuar se është turpëruese për Shqipërinë që Serbia të hyjë përpara nesh në derën e radhës së integrimit europian.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›