E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia: Në Siri, 15 mijë terroristë të huaj

Në Siri ndodhen të paktën 15 mijë të huaj që luftojnë kundër forcave të presidentit  Bashar al Asad.

Kështu është shprehur zv. ambasadori rus pranë OKB-së në Gjenevë, ku sot po mbahet një forum mbi situatën në Siri.

Rebelët vrasin, torturojnë dhe frikësojnë civilët. Fluksi i terroristëve që vijnë nga vendet fqinje po rritet, ka thënë Mikhail Lebedev, duke shtuar se në Siri ndodhen tashmë 15 mijë luftëtarë të huaj, për shkak të mungesës së kontrolleve në kufij. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›