E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi, qëllim kombëtar. Bashkon shqiptarët

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka theksuar rëndësinë madhe që ka procesi i integrimit të vendit tonë në BE dhe përsëriti angazhimin për plotësimin e detyrimeve që mbeten ende për tu kryer.

Në fjalën e saj në Konferencën e gjashtë të Komisioneve Parlamentare të Integrimit të vendeve të rajonit, Topalli ka deklaruar se integrimi është qëllim kombëtar dhe një proces që bashkon shqiptarët.

Dy janë shtyllat kryesore ku jemi bazuar, ajo ekonomike dhe integrimi. Muajt e fundit ka pasur progres për votimin e ligjeve të rëndësishme, janë votuar disa kode të rëndësishme, janë në proces reforma zgjedhore dhe parlamentare dhe po avancojnë bazuar në marrëveshjen me opozitën- tha Topalli.

Ajo ka falënderuar ambasadorin e BE,  Sekui dhe atë të OSBE-së, Volfart, të dy të pranishëm në takimin e sotëm. Sipas Topallit, ata dhe të tjerë mbështetës të Shqipërisë, gjatë kësaj kohe përmes inkurajimit i kanë dhënë punës një impuls të rëndësishëm.

Topalli ka uruar gjithë ato vende të rajonit që kanë bërë progres, duke uruar Kroacinë e me tej edhe Serbinë për marrjen së fundi të statusit kandidat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›