E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Jo indiferente ndaj dhunes

Kuvendi i Shqiperise ka zhvilluar nje seance te jashtezakonshme, e quajtur “Dita e Parlamentit Shqiptar kunder Dhunes ne Familje”. Seanca e djeshme plenare, e organizuar nen kujdesin e Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, nen moton “Dhuna Vret, nese Ti Hesht! Ndal Dhunes ne Familje!”, mblodhi rreth 130 perfaqesuese gra te shoqerise civile, ne kuader te Javes Nderkombetare kunder Dhunes, e celur zyrtarisht ne Tirane me 25 nentor, nga kryeparlamentarja. Ne kete seance te pranishem dhe Kryeministri Sali Berisha me bashkeshorten Liri Berisha, Zonja e Pare e vendit, Teuta Topi, aktiviste te shoqerise civile per mbrojtjen e te drejtave te grave, nga fusha e kultures, politikes, artit, drejtesise, etj. Te pranishem ne kete seance te vecante ishin dhe perfaqesues te Trupit Diplomatik te akredituar ne Tirane, deputete etj. “Prej kohesh i kishte ardhur casti ketij tubimi parlamentar, me se pari per te deshmuar me vertetesi dhe ndershmeri te plote se nuk mund, jo vetem te jemi indiferente ndaj asaj qe po ndodh ne shoqerine shqiptare, por edhe se nuk mund te jemi inaktive ndaj kronikave te zeza, qe aq shume kane mbushur faqet e gazetave dhe titujt e lajmeve elektronike, saqe te ze tmerri te hapesh televizorin apo te mbash nden sqetull gazeten e dites”, ka deklaruar kryeparlamentarja Topalli. Nga ana e tij, Kryeministri Sali Berisha, ne pershendetjen e tij konsideroi dhunen ne familje, si nje nga problemet me te dhimbshme dhe tronditese te shoqerise shqiptare. Kreu i qeverse, theksoi se shoqeria shqiptare duhet ta shnderroje kete dite, ne diten e luftes se panderprere kunder dhunes ne familje dhe kete vit ne vitin e masave konkrete, per t’i dhene nje kthese rrenjesore ketij fenomeni. “Ne duhet ta shpallim kete dite ne nje dite, ku te gjithe faktoret e rendesishem te shoqerise te sintonizojne veprimet te bashkerendojne punen, per te deshmuar se e tere shoqeria eshte ne nje beteje per te ndryshuar kete realitet”, tha shefi i ekzekutivit. Nderkohe, zedhenesja e Kryetares se Kuvendit, Suela Ruseti, publikoi disa nga dhjetra letrat qe kryeparlamentarja. Topalli kishte marre nga persona te ndryshem, qe kane vuajtur pasojat e dhunes ne familje.
E. GJ

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›