E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki-moon dhe Solana mbeshtesin “Planin B” per Kosoven

Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara Ban Ki-moon dhe shefi i politikes se jashtme te Bashkimit Europian, Havier Solana gjate takimit te zhvilluar nje dite me pare ne Nju Jork, kane shqyrtuar mundesine e realizimit te te ashtuquajturit “Plani B” per Kosoven. Ky plan trajton ceshtjen e statusit te Kosoves ne termat e krijimit te perspektives europiane si per Prishtinen dhe Beogradin. Solana tha se eshte me shume rendesi qe vitin e ardhshem te filloje vendosja e Misionit te BE-se ne Kosove, i cili do te zevendesoje UNMIK-un.
Sipas zyrtareve ne Bruksel, per kete do te nevojitet nje baze ligjore e cila mund te krijohet nga nje deklarate e sekretarit te pergjithshem te Kombeve te Bashkuara. Kjo deklarate duhet te mbeshtetet ne disa prej elementeve te Rezolutes 1244 te KS-se qe te beje te mundur vendosjen e misionit te BE-se, ndersa do te vazhdoje misioni paqeruajtes i KFOR-it. Megjithese eskpertet ligjor te NATO-s dhe Bashkimit Europian kane kohe qe punojne mbi nje plan te tille, mandati i perfaqesuesve te tyre ne Kosove duhet ende te konfirmohet. Burimet nga Brukseli thone se me pare duhet qe Serbia, shqiptaret e Kosoves, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara te bien dakord per nje zgjidhje te tille. Sipas te perditshmes belge La Libre Belgique, Solana nuk deshiron qe BE te jete e percare ne lidhje me kete ceshtje, por kerkon qe te gjitha vendet anetare te pranojne implementimin e politikave te rendesishme dhe nje mision policor ne Kosove, pavaresisht nese ajo do te jete e pavarur apo jo. Gazeta shkruan se zevendesimi i UNMIK-ut me nje misioni te BE-se, do ta bente me te lehte zgjidhjen e situates, me konsolidimin e rruges se Kosoves dhe Serbise drejt Europes, duke reduktuar keshtu rendesine e kufijve. Megjithese disa shtete anetare te bllokut pohojne se do te ishte me mire qe BE te mendoje jo vetem per misionin e vet ne Kosove por te insistoje edhe ne zgjidhjen e statusit, ashtu sic deshiron shumica shqiptare atje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›