E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Spekulimet mbi menaxhimin, amorale dhe të ulëta

Kryeministri Berisha u shpreh në seancën plenare se të gjitha spekullimet që bëhen përsa i përket menaxhimit janë amorale dhe të ulëta.
"Ata të cilët çirreshin lart duart politika do ti them ditëshkurtër theksoi Berisha duke shtuar se politika ka qënë më aktive se kurrë.
Berisha duke iu përgjigjur edhe akuzave të opozitës se ai i kishte mbajtur të mbushura digat që të shiste energji më shtrenjtë i cilësoi këto akuza si të turpshme.
Sipas tij seanca e jashtëzakonshme e thirrur sot për fatkeqësinë natyrore të Shkodrës është një moment i veçantë për të paraqitur para shqiptarëve këtë zhvillim që ndodh një herë në 100 vjet.
"Përbën një rast të veçantë për të paraqitur qëndrimin tonë dhe të qytetarëve të Shkodrës në trajtim të këtij moti të madh dhe në trajtimn e pasojave të tij" theksoi Berisha.
Ai shtoi gjithashtu se u bënë të gjitha përpjekjet që kjo fatkeqësi të zhvillohej gradualisht që të mund të shpëtoheshin jetët e njerëzve.
Kaskada e Drinit dhe digat nuk janë mullinj personal të tyre theksoi Berisha duke shtuar se është bërë një harmonizim i madh mes KESH-it dhe institucionet vendore të komunave dhe qytetit të Shkodrës.
Ai shtoi gjithashtu se nëpërmjet derdhjeve u shmangën shembjet dhe u bë përpjekja më e madhe që të jepej koha që qytetarët të bindeshin për evakuimin dhe shtabet e emergjencave të realizonin evakuimet
Ndonjë, zë i thatë që klith sot kur sheh se nuk ka viktima qan me lot nga brenda që kjo nuk ndodhi theksoi berisha duke shtuar se ata po përpiqen me çdo kusht të bëjnë edhe rolin e budallait.
Ndërkohë Berisha i garantoi banorët e përmbytur në Shkodër se do të dëmshpërblehen në përputhje me ligjin e digave.
"Në këtë situatë jo të thjeshtë komisioni ndërministror i emergjencave të bëjë publike të gjitha fotot ajrore të kulmit të përmbytjes që të bëhet me transparencë të madhe vlerësimi i dëmeve të tokave" theksoi Berisha.
Ai shtoi gjithashtu se qeveria disponon fondet e nevojshme për dëmshpërblimin me transparencë të plotë si në përllogaritje ashtu dhe dizbursim duke shtuar se është i bindur që këtë provë që kaluam me një sukses të plotë vendi disponon të gjitha mundësitë që edhe prova e dëmshpërblimit të kalojmë po me sukses.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›