Topalli: Kërkesa e PS-së për seancën, një falsë

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në fjalën e saj në seancën e jashtëzakonshme u shpreh se kërkesa e PS-së për këtë seancë ishte një farsë.
Topalli duke shprehur keqardhje për vendimin e opozitës për të mos marrë pjesë në Kuvend theksoi se ajo është e vendosur që të plotësojë çdo kërkesë të çdo deputeti që është në përputhje me ligjet e vendit.
Gjithashtu Topalli falenderoi edhe deputetët të cilët me humanizmin dhe me sensin e detyrës kanë në zonat e përmbytura dhe janë solidarizuar me banorët e përmbytur.