E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli Komisioneret te vazhdojne me perkushtim detyren

Jozefina Topalli u kërkoi komisionerëve në të gjithë Shqipërinë që të vazhdojnë punën e tyre me përkushtim, deri në numërimin e votës së fundit.

Në reagimin e parë nga kampi i djathtë për ditën e sotme, Topalli kërkoi nga lideri socialist Edi Rama që të deklarohet se do të njohë rezultatin në cdo bashki dhe komunë.

"Procesi zgjedhor ende nuk ka përfunduar, prandaj jemi të vendosur që të presim me qetësi rezultatet e shpallura nga komisionet zonale dhe certifikimin e tyre nga KQZ-ja", tha Topalli. Sipas saj, në rang kombëtar, Aleanca për Qytetarin, është aleanca më e rëndësishme në rang vendi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›