E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje propozim per Piramiden

/ /

NgaFATOS LUBONJA

Duke ndjekur debatin Berisha - Rama me disa nderhyrje te Jozefina Topallit mbi prishjen e Piramides ku njeri thoshte se ai ciban i mallkuar duhet mbuluar me nje Parlament demokratik per te zhdukur kujtimin e Enver Hoxhes dhe tjetri se Parlamenti i ri e ka te gjetur tashme vendin tek ajo shtesa e katit mbi zyrat e Enver Hoxhes te projektuar mrekullisht nga nderkombetaret me lindi nje ide qe edhe pse jo fort ne koherence me ckam shprehur ne mbrojtje te idese se vazhdimit te projektit te shfrytezimit te hapesires brenda Piramides per teater jo pse me duket me e gjetura por sepse jane investuar tashme disa milione euro te taksapaguesve shpresoj se lexuesi do ta vleresoje. Tek e fundit sic thote Seneka Errare humanum est - sed perseverare diabolicum.
Dua te them pra se jam dakord qe Piramida te shpernderndryshohet perseri nga brenda nuk guxoj te them nga jashte sepse eshte ne kundershtim me ligjin qe e ka shpallur monument kulture. Por mendimi im eshte qe nga teater e biblioteke te mos behet Parlament por dicka tjeter. Per sa i perket Parlamentit gjykoj se deputeteve tane do tu shkonte shume mire edhe ajo shtesa e katit mbi zyrat e Enver Hoxhes qe ka projektuar Rama deri ne nje moment tjeter kur ti vije radha nje parlamenti joenverist. Mirepo per kete do te duhet shume kohe e ne funksion te kesaj kohe te ardhshme po hedh idene qe vijon.
Shkurt ideja ime eshte qe Piramida te behet Qendra kombetare e psikoterapise politike. Me kete kam parasysh nje qender te vecante psikoterapie per politikanet shqiptare per pastrim chelmim dekontaminim nga traumat e enverizmit dhe nga sindromat e homo economicus keto do ti shpjegoj me poshte. Jam i bindur se kjo do ti sherbeje vendit shume me teper se Parlamenti dhe teatri. Sepse eshte e vertete qe teatri me nje fjale drama tragjedia qe luhet aty mund te sherbejne per ate qe Aristoteli e quante katharsis nepermjet perjetimit te tragjikes por - duke pasur parasysh se politikanet tane edhe kur shkojne ne teater apo shfaqje te tjera shkojne atje qe ti shohin jo qe te shohin - mendoj se nje qender e tille e rregulluar me ligj me gjithe shpenzimet fillestare qe do te kerkonte per nje vend te varfer si ky i yni e me gjithe cuarjen ne ere te disa milione eurove te projektit per teatrin them se do te ishte shume me e dobishme.
Le ta shtjelloj edhe pak me shkoqur idene time. E para le te shpjegoj pak me qarte qellimin. Qellimi kryesor te cilit do ti sherbente nje qender e tille eshte qe politikanet tane te fillojne te provojne ndjenja te tilla si empatia bujaria ndershmeria besnikeria turpi apo ndjenja e fajit te cilat jane qe te gjitha ndjenja qe burojne nga raporti i njeriut me te tjeret atje ku ka shoqeri dhe drejtesi ndjenja keto duket sheshit se keta tanet i kane bjerrur tashme thuajse krejt duke na bere te dyshojme nese mund te quhemi me apo jo shoqeri dhe nese ka me kuptim te flitet per drejtesi tek ne. Duke pasur parasysh se Piramida eshte shume afer vendit te punes se shumices se politikaneve tane Kryeministrise ministrive Bashkise Presidences. Kryesise se Kuvendit Parlamentit por edhe selive te partive mendoj se Piramida e kthyer ne nje Qender te Psikoterapise Politike do te ishte vendi ideal ku pas mbarimit te punes ose ndoshta edhe ne fillim te saj per kete mendoj se duhet te merret mendimi i eksperteve nderkombetare udheheqesit tane te kishin mundesine te benin seanca psikoterapie. Nuk mund te rekomandoj ne detaje punen e nje pastrimi psikoterapik te tille pasi eshte pune specialistesh. Di te them se ajo mund te ishte si individuale ashtu edhe kolektive ne grup sic i thone dhe se duhet te kapercente ate fazen e shkolles frojdiste e cila ndonese te ndergjegjeson per shkaqet e neurozave nuk te ndihmon ashtu dhe aq qe te mos te te perseriten ato. Kam parasysh faktin qe ka kaq kohe qe ne themi enverizmi enverizmi por nuk sherohemi prej tij. Jam i mendimit pra qe duhet aplikuar Gestalt-terapia sic me duket se i thone qe do te thote nje psikoterapi e cila niset nga gjendja e te tashmes se pacientit jo nga ajo e traumes se te kaluares qe sipas frojdisteve ka percaktuar ekzistencen e tij. Gestalti frymezohet nga filozofia ekzistencialiste Lexistence precede lessence - sipas se ciles njeriu nuk eshte i determinuar pashpreserisht per te qene i keq apo i mire por e ka vazhdimisht ne dore te zgjedhe te jete i keq apo i mire nepermjet akteve te tij ne te sotmen cka do te thote se enverizmi pra nuk na ka determinuar perfundimisht per te qene te keqij se po u kuruam kemi shprese te bejme edhe mire. Vecanerisht kam parasysh degen e Gestaltit ne te cilen pacienti apo pacientet cohen me ndihmen e psikoterapeutit ne gjendjen emocionale te traumes qe ka/ne pesuar duke zhvilluar p.sh. edhe shfaqje teatrale qe inskenojne traumen. Dhe kjo do ta afronte shume punen e qendres edhe me idene e katharsisit aristotelian te teatrit. Dhe per kete ndoshta do te sherbente ajo salla e vogel poshte qe eshte ne mbarim e siper. Dhe po ashtu aty do te mund te punesoheshin edhe regjisore si Arben Kumbaro qe kane punuar qe Piramida te behet teater duke mos u zhgenjyer teresisht per punen e cuar dem.
Nejse sic e thashe nuk jam ekspert por di te them megjithate se psikoterapeutet duhet te punojne ne disa drejtime qe do te thosha se jane shume po shume te rendesishme per njerez te cilet kane ne dore punet tona publike. Ja dy drejtime dekontaminimi qe modestisht po i rendis si kryesoret.
Se pari gjykoj se prirja e politikaneve tane per te shkaterruar edhe fizikisht gjithcka qe kane bere te tjeret perpara tyre ka brenda edhe elemente te paranojes hoxhiste te njeriut qe mendon se ekziston vetem ai ne kete bote. Ne kete qender psikoterapie te politikes do te duhej urgjentisht qe nje grup mjekesh te punonin intensivisht me udheheqesit tane per ti cliruar nga deliri i madheshtise hoxhiste me fjale te tjera qe hap pas hapi te fillojne te ndergjegjesohen se nuk kane ekzistuar dhe nuk ekzistojne vetem ata ne hapesire dhe ne kohe por edhe qenie te tjera te barabarta me ta sipas ligjit apo dhe sipas moralit te trasheguar prej shume kohesh i cili thote se jemi te gjithe te barabarte perpara Zotit. Nga sa kam lexuar arritja e ketij ndergjegjesimi mund te kete nevoje per terapi grupi. Pra do te duhej qe ne seanca te merrnin pjese deputetet p.sh. me grupe parlamentare ku secili deputet te luante rolin e Sali Berishes apo te Edi Rames dhe keta te luanin rolin e deputeteve te thjeshte duke provuar reciprokisht ndjenjat e skllavit dhe padronit. Edhe ministrat do te duhej te vinin me te gjithe stafin e tyre. Por e perseris edhe nje here nuk jam ekspert aq me pak nderkombetar e puna ne detaje u perket atyre.
Se dyti duke qene se politikanet tane jane per te bere pune publike d.m.th. sic thuhet rendom per ti sherbyer publikut dhe jo vetvetes e familjes se tyre nje pavijon tjeter i kesaj qendre mendoj se duhet te punoje qe ata te clirohen nga sindromat e homo economicus. Antropologjikisht homo economicus karakterizohet si nje qenie qe vepron i shtyre vetem nga motive instumentalizimi te gjithckaje qe e rrethon per te arritur qellimet e tij materiale dhe egoiste me nje fjale ai nuk ben kurre nje gje per asgje si ceshte p.sh. te kenduarit apo te menduarit me vete shetitjet ne ndonje park apo bisedat me miqte e femijerise per te kujtuar te kaluaren e lumtur. shte nje qenie qe ate mesimin moral te Kantit qe thote Njerezit mos i shih si mjete por si qellime e ka te kthyer kokeposhte i sheh te tjeret vetem si mjete per perfitimin e tij material. Dikush do te thote se kjo eshte tashme dicka normale ne shoqerine e konsumit se nuk eshte semundje. Mire por problemi eshte se politikanet nuk jane biznesmene as industrialiste te cilet si te thuash e kane kete semundje profesionale. Politikanet edhe ne te ashtuquajturen bote e konsumit demokratike me ndonje perjashtim sigurisht si p.sh. Berlusconi ne Itali shihen si ne sherbim te publikut per cka ky i paguan ata me nje rroga jo te keqija por qe su lejojne kurrsesi te behen me te pasurit e vendit. Kurse keta tanet jane ne gare se cili te pasurohet me shpejt dhe me shume sikur te punojne ne Burse jo ne Parlament. Mendoj se puna qe keta te kuptojne se Parlamenti nuk eshte Bursa ka nevoje edhe per nje trajtim psikoterapeutik.
Jam i bindur se nese punohet ne keto dy drejtime shume shpejt do te vihen re permiresime te dukshme tek politikanet tane. Nder keto do te theksoja rizgjimin tek ata te ndjenjes se te bukures qe bie ne sy se e kane humbur krejtesisht. Dikush do te thote se ndjenja e te bukures ka nevoje per edukim estetik dhe jo per kura psikoterapeutike. Une ngulmoj se dicka anormale ka ndodhur tek ata dhe se kjo e ka burimin tek dy problemet psikike qe permenda. Perndryshe skam se si e shpjegoj qe Sali Berishes vetem pas njezet vjetesh i duket e shemtuar Piramida kurse Edi Rames qe ka mbaruar Akademine e Arteve te Bukura i duket nje mrekulli arkitektonike shtesa e katit mbi ish-Komitetin Qendror
Sipas teorise time kjo humbje e ndjenjes se te bukures vjen se pari nga uni i sterfryre i politikaneve tane qe i ka bere te besojne se e vetmja gje e bukur qe ekziston mbi toke eshte vetja e tyre. Mjafton te shohesh se sa shpesh e sa gjate dalin neper televizione. Se dyti nga homo economicus. Sepse sikurse dihet e bukura lidhet shume me formen forme e paster e paqellimte e quan Kanti artin lidhet me ruajtjen e trashegimise te kujteses te peizazhit etj. etj.. Kurse homo economicus me deformacionin e tij qe e ben te shohe vetem perfitimin material i humbet keto forma marredhenieje me boten qe e rrethon. Ai po pa nje peizazh te bukur nuk ka aftesine ta shijoje ate por menjehere mendon se sa fitim do ti sillte ndertimi i nje pallati i nje vile apo i nje fshati turistik atje po pa nje plazh te bukur thote se mbi reren e tij mund te ngrihet nje hotel po pa nje lume ai thote se aty mund te behet nje hidrocentral po pa nje pyll thote se nga shitja e drurit te tij mund te fitoj kaq e aq po pa nje vile te vjeter dykateshe thote se kjo duhet shembur sa me pare qe te ngrihet nje dhjetekateshe po pa nje pallat katerkatesh thote se aty mund te behet per bukuri nje shtese kati po pa piramide thote se ajo nuk e shfrytezon si duhet ajrin mbi bazament duke llogaritur menjehere se sa metra katrore siperfaqe ndertimi ka humbur atje. A nuk e keni vene re se homo economicus ka filluar te ndertoje ne Tirane piramida me majen poshte per te shfrytezuar sa me mire ajrin
Ja pse mendoj se kurat e propozuara do te risillnin ndjeshmerine per te bukuren tek politikanet tane dhe do te na e benin te gjitheve kesisoj jeten dhe ambientin nje cike me te bukur. Po u realizua projekti i kesaj qendre Piramida qe eshte si te thuash simboli i diktatures d.m.th. i psikikes se semure te individit dhe kolektivit shqiptar do te kthehej keshtu ne vendin ku do te fillojne te clirojne potencialet sociale afektive etike te kafsheve politike te vendit te shqiponjave. Do te ishte nje vend ku madje do te mund te vinin per shkembim eksperience edhe nga bota. Personalisht duke qene se punen qe bej si gazetar e person publik e konsideroj edhe ate politike do te nxitoj te regjistrohem nder pacientet e pare te qendres e cila mendoj se here pas here duhet te jete e hapur edhe per publikun i cili duhet te vigjiloje rreptesisht se mos politika korrupton psikoterapeutet.
Perfundimisht sikurse e thashe disa here gjate ketij shkrimi ky propozim ka nevoje te konsultohet me eksperte nderkombetare te cilet do te jene ata qe do te percaktonin ne detaje punen qe duhet bere ne Qendren e Pastrimit Psikik te Politikes dhe e pranoj se tek e fundit per kete do te vendose Parlamenti.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›