E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Kuvendi rezolutë kundër dhunës në familje

Kryetarja Topalli mori pjesë sot në Konferencën Kombëtare me temë "Ne mund të ndalojmë dhunën në familje", që u organizua në Tiranë, ku ishin të pranishëm Kryeministri Sali Berisha dhe ministra të kabinetit qeveritar. 

Dhuna në familje kërcënon lirinë dhe zhvillimin e shoqërisë, tha Kryetarja Topalli duke kërkuar që parlamenti të marrë lidershipin në këtë betejë. Në këtë drejtim, ajo përshëndeti inisiativën e deputetes, Lajla Përnaska për hartimin e një ligji të veçantë që do të parandalonte dhunën ndaj gruas.

"Historia njerëzore në shekuj është e mbushur me dhunë, por dhuna në familje është shumë më e rëndë se të gjitha format e dhunës. Për shqiptarët është shumë i shtrenjtë institucioni i familjes, familja është ADN-ja e kombit tonë, ndaj dhe dhuna në familje nuk falet", tha Kryetarja e Kuvendit. Dhuna ndaj gruas është shumë e shëmtuar, vijoi znj. Topalli duke theksuar se "ai që dhunon gruan është modeli i njeriut frikacak e të pasigurt që frikën dhe pasigurinë e kompenson me dhunë".

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›