Liga e Europës, kalon Verder dhe PSV
PSV Einthoveni fitoi në minutat e fundit ndaj Sparta Pragës, duke kaluar në fazën tjetër, ndërkohë që Kopenhageni mposhti 2-0 Kluzhin, duke u ngjitur në kuotën e 7 pikëve, aq sa ka edhe Sparta Praga. Gjithçka do të vendoset në përballjen e fundit direkte midis këtyre ekipeve.
Në grupin e fundit, Verder Bremen dhe Atletletik Bilbao u kualifikuan më tej, pasi fituan mbrëmë përkatësisht ndaj Nacionalit 4-1 dhe Austria Vjenës 0-3. Në përballjen direkte në Spanjë, Atletiko dhe Verder do të diskutojnë vendin e parë në grup.
Në grupin D, Herta e Berlinit mori tri pikë tepër të rëndësishme në fushën e Ventspilsit, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit. Sportingu i Lisbonës, që e ka siguruar kualifikimin, barazoi 1-1 në shtëpi me Herenvenin.
Roma mposhti 2-1 Bazelin në “Olimpiko”, kurse Fulhami fitoi 1-0 me CSKA Sofien. Verdhezinjtë tashmë jan• kualifikuar, megjithatë mbetet gjithçka e hapur përsa i përket vendit të parë. Roma mban vendin e parë me 10 pikë, e ndjekur nga Bazeli me 9 dhe Fulhami me 8.
Gallatasaraj fitoi minimalisht në fushën e vet përballë Panathinajkosit, në takimin e kryesuesve të grupit F. Të dy ekipet e kishin siguruar që më parë kalimin në fazën tjetër dhe me këtë fitore turqit mbyllin përfundimisht çështjen e vendit të parë në grup.
Në grupin J, Tuluza mori një fitore të çmuar ndaj Partizanit të Beogradit, duke u ngjitur në kuotën e 7 pikëve, një më pak se Bryzhi i vendit të dytë, që barazoi pa gola në fushën e Shaktar Donjetskut, tashmë të kualifikuar.
Liga e Europës, ndeshjet që u luajtën mbrëmë:
Grupi D
Sporting Lisbon 1 - 1 Heerenveen
Ventspils 0 - 1 Hertha
Grupi E
Roma 2 - 1 Basel
Fulham 1 - 0 CSKA Sofia
Grupi F
Dinamo Bucuresti 2 - 1 Sturm Graz
Galatasaray 1 - 0 Panathinaikos
Grupi J
Shakhtar Donetsk 0 - 0 Club Brugge
Toulouse 1 - 0 Partizan Belgrade
Grupi K
FC Copenhagen 2 - 0 CFR Cluj
PSV Eindhoven 1 - 0 Sparta Prague
Grupi L
Austria Vienna 0 - 3 Athletic Bilbao
Werder Bremen 4 - 1 Nacional