E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Ligji për bizneset nuk tkurr buxhetin vendor

“Nuk do të ketë asnjë ndikim në buxhetin vendor. Do të ketë një ndikim shumë pozitiv në klimën e biznesit, në fuqizimin e konkurencës dhe vendosjen e një drejtësie të të gjithë atyre që ushtrojnë aktivitete ekonomike përballë ligjit. Bashkive dhe komunave nuk do tu preken të ardhurat pasi të ardhurat që vijë nga biznesi i vogël konsiderohen si të ardhura të Bashkive dhe nuk do të jenë pjesë e buxhetit qëndror” u shpreh Bode.

”Qeveria qendrore do të vazhdojë të kompensojë bashkitë dhe komunat për të kompensuar çdo efekt që vjen nga ulja e taksave", tha më tej ai. Ministri i Financave, tha se kriza politike e sajuar nga Edvin Rama është për interesa personale dhe se mënyra e administrimit nga ana e tij është tërësisht klienteliste.

 "Kriza politike është tërësisht për interesa personale të zotit Rama dhe mënyra e administrimit nga ana e tij është tërësisht klienteliste dhe jo e përputhur me interesat e qytetarëve në bashkinë e Tiranës", deklaroi Bode. Për ministrin Bode "të shtosh fondet nga pushteti qendror me trefish dhe z. Rama të dyfishojë shpenzimet operative dhe pagat nga ana tjetër do të thotë se ai nuk është në ndjesitë që ka publiku dhe elektorati i tij".

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›