E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e çiftit, policia: është aksidentale

Një burrë e grua kanë gjetur vdekjen ditën e martë në Tiranë. Shkak sipas mjekëve të mjekësisë ligjore ka qenë asfiksia.
Ndërkohë sipas policisë mësohet se ka qenë roja i parkingut të ish Uzinës Dinamo ai që i ka gjetur të vdekur mëngjesin e së martës 58-vjeçarin Luan Veizi si dhe gruan me emrin Donjeda Sinjari 39 vjeç me të cilën ishte i shoqëruar. Të dy viktimat kanë qenë në një makinë të tipit audi me targa të huaja në garazhdin e 58 vjeçarit i cili ishte i mbyllur me qepen. Sipas policisë makina ka qenë e ndezur për gjithë natën dhe tymi i xjerrë prej saj ka shkaktuar edhe mbushjen e garazhdit me dioksid karboni duke sjellë edhe vdekjen e dy personave burrë e grua. Më pas trupat e pa jetë të tyre janë dërguar në morgun e Tiranës ku është bërë ekspertiza e cila ka rezultuar se Veizi dhe Sinjari kanë vdekur nga asfiksia e sjellë nga munges ae oksigjenit dhe çlirimi i dioksidit të karbonit nga makina e ndezur. Ndërkohë të dy trupat e pajetë janë marrë nga morgu i Tiranës nga familjarët për t'i përcjellë më pas për në banesën e fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›