E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha përgjigjet përmes ministrit të Jashtëm sllovak: Politika nuk del mbi vendime gjykatashNga TemaKryeministri i është përgjigjur opozitës për kërkesën e saj për hapje të kutive duke përdorur një deklaratë të krye-diplomatit të Sllovakisë, Lajçak

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Berisha përgjigjet përmes ministrit të Jashtëm sllovak: Politika nuk del mbi vendime gjykatashNga TemaKryeministri i është përgjigjur opozitës për kërkesën e saj për hapje të kutive duke përdorur një deklaratë të krye-diplomatit të Sllovakisë, Lajçak. Në një njoftim të Kryeministrisë thuhet se zyrtari sllovak ka deklaruar se askush nuk e përkrah bojkotin dhe politika nuk ndërhyn në vendimet e gjykatave. “Në Evropë jemi shumë të impresionuar me rezultatet e arritura nga qeveria juaj”, - iu shpreh ministri Lajcak kryeministrit Berisha. Në takim u diskutua gjithashtu edhe mbi bojkotin e opozitës. Kryeministri Berisha i bëri me dije ministrit Lajcak gatishmërinë e mazhorancës për ngritjen e komisionit parlamentar për shqyrtimin e shqetësimeve të ngritura nga opozita, me përjashtim të çështjeve të vendosura tashmë me vendim të formës së prerë nga gjykata. Ministri sllovak u shpreh se qëndrimi i kryeministrit Berisha dhe qeverisë shqiptare në respektim dhe mbështetje të institucioneve demokratike dhe të shtetit ligjor është një qëndrim i drejtë që gëzon një përkrahje të gjerë. “Askush nuk e përkrah bojkotin”, - tha ministri Lajcak - “dhe në asnjë rast, politika nuk mund të ndërhyjë për të vlerësuar vendimet e gjykatave. Konkluzionet e institucioneve ndërkombëtare të specializuara për zgjedhjet si ato të OSBE/ODIHR, duhen respektuar plotësisht”, - thuhet në njoftimin e qeverisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›