Topalli-Liri Berisha Beteja kunder kancerit te gjirit mund te fitohet

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli se bashku me bashkeshorten e Kryeministrit zonjen Liri Berisha deputete dhe mjeke te tjere u bashkuan ne ecjen ndergjegjesuese ne luften kunder kancerit te gjirit. Qindra gra dhe vajza iu pergjigjen fteses se Kryetares se Kuvendit per ecjen ndergjegjesuese Bej kontrollin shpeto jeten dhe familjen kushtuar parandalimit te kancerit te gjirit. Ecja nisi nga Galeria Kombetare e Arteve dhe vijoi pergjate Bulevardit Deshmoret e Kombit per tu ndalur perpara nderteses se Kryesise se Kuvendit. Fteses se zonjes Topalli iu pergjigjen edhe perfaqesues te trupit diplomatik ne Tirane gra deputete si dhe dhjetera gra te shquara nga fusha te ndryshme shoqerore.
Te pranishem ne aktivitetin e organizuar nen kujdesin e Kryetares se Kuvendit ishin edhe mjeke te njohur ne fushen e onkologjise.
Ecja per jeten
Ne fjalen e mbajtur me kete rast Kryetarja e Kuvendit u shpreh Beteja kunder kancerit eshte nje beteje e veshtire por eshte nje beteje qe mund te fitohet. Beteja kunder kancerit eshte beteja per jeten te cilen zoti na e ka falur dhe minimalisht secila prej nesh duhet ta respektoje. Cdo dite secila prej nesh duhet te mendoje per te. Sot te gjitha bashke jemi ketu me krenari per te gjitha ato gra qe kane fituar betejen kunder kancerit dhe jane sot ketu te pranishme dhe do te kerkoja nje duartrokitje per secilen prej tyre per besimin kurajen kauzen e jetes . Sipas saj fraza Bej kontrollin mbro jeten tende mbro familjen eshte nje fraze e thjeshte por me shume kuptim jo vetem per grate per vajzat por per gjithe familjaret.
Nga ana e saj zonja Liri Berisha nenvizoi se ndergjegjesimi dhe kultura shendetesore jane dy arme te rendesishme ne luften kunder kancerit te gjirit. Eumlshte shume me e lehte dhe me pa dhembje te parandalosh sesa te kurosh. Ndoshta ka ardhur koha qe kontrolli i kancerit te gjirit te futet ne depistimet e detyrueshme sepse mendoj se gra te shendetshme do te sjellin breza te shendetshem - tha zonja Berisha. Pjese te takimit kane qene mjeke te onkologjise shqiptare.
Doktor Shahin Kadare pasi beri nje shpjegim te shkurter profesional te rendesise se diagnostikimit te hershem te semundjes nenvizoi se ne shume raste grate kane mundur te fitojne betejen ndaj kancerit te gjirit. Ekzaminimet e rregullta periodike te gjirit nepermjet mamografise ekzaminimet klinike te mjeku senolog dhe ekzaminimet qe mund te beje vete gruaja jane shume te rendesishme sepse bejne te mundur qe nje numer i madh rastesh te kancerit te gjirit te mjekohen me sukses te plote - tha zoti Kadare.
Nga ana e tij drejtori i Spitalit Onkologjik Agim Sallaku tha se eshte teper e rendesishme qe vete grate te jene pjese e programeve dhe iniciativave kunder kancerit per te shpetuar jeten e tyre.
Shume vite me pare u moren mjaft iniciativa ne kete fusha. Por sinqerisht ju them se une e quaj te jashtezakonshem kete grumbullim madheshtor sot sepse ishte e paimagjinueshme disa kohe me pare qe pjesemarrja ndjeshmeria e grave e njerezve per te luftuar kete semundje kaq te rende te rritej me shpejtesi te jashtezakonshme ne keto 2-3 vitet e fundit.