E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Me reduktimin e taksave nuk kaluam në krizë

TIRANË “Shtetet e Bashkuara janë një aleat i pazëvendësueshëm i demokracisë shqiptare”, - tha dje kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në takimin me kongresmenin Gary Peters, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë takimit, Topalli ka vlerësuar mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. “Ky anëtarësim, - tha kryetarja e Kuvendit, - ishte një nga ngjarjet më kulmore për Shqipërinë dhe partneriteti ynë në Aleancën e Veriut është shumë i rëndësishëm”. “Doktrina jonë ekonomike me reduktimin e taksave, investimet në infrastrukturë, me dixhitalizimin e procedurave dhe privatizimet, rezultoi një doktrinë e suksesshme, e cila bëri që Shqipëria të mos kalojë në recesion pavarësisht krizës serioze ekonomike globale”, - tha Topalli gjatë takimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›