E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli Mesueset e meritojne rritjen e pagave

Ne mjediset e Kryesise se Kuvendit kryeparlamentarja Jozefina Topalli zhvilloi dje paradite nje takim me grate mesuese te Shqiperise. Ky eshte takimi i trete ne kuader te Javes se Gruas pas atyre te mbajtur me femrat sportiste dhe ato skulptore e piktore dy dite me pare. Gjate fjales se saj para mesueseve Topalli tha se kjo kategori e meriton rritjen e rrogave sepse jane pikerisht mesueset qe marrin persiper formimin dhe krijimin e personalitetit tek brezi i ardhshem. Gjate gjithe kesaj periudhe kam thene se duhet nje kurajo e madhe per te bashkuar punen me familjen - tha ajo me pas duke i inkurajuar femrat per punen e madhe qe duhet te bejne per te mbajtur unike familjen dhe karrieren.

Ky takim ishte ne kuadrin e 100-vjetorit te 8 Marsit ndersa dje Topalli eshte takuar me krijueset gra te Arteve te Bukura ku te pranishme ishin pedagoge te Arteve te Bukura mesuese te Liceut Artistik gra dhe vajza te reja piktore. Ajo i pershendeti perzemersisht grate artiste duke theksuar se ne boten shqiptare gruaja artiste ka qene eshte dhe do te jete e pranishme ne atmosferen artistike si artiste me krijimtarine e saj por edhe si subjekt apo teme e artit per te gjithe krijuesit e fushave te tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›