E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Mustafaraj PS si parti dhune dhe antivlerash

Demokratet permes zedheneses Albana Mustafaraj e cilesuan dje PS-ne si parti te dhunes dhe antivlerave. Edvin Kristaq Rama kreu i pucit te 21 janarit dhe pinjollet e tjere te bllokmeneve qe permbysem 20 vjet me pare por qe njesoj si Mubaraket Gedafet e Ben Alite arabe mbajten me dhune e terror dhe jo me vote pushtetin e tyre diktatorial sulmojne dhe shkelmojne cdo dite mbi voten dhe vullnetin e lire te qytetareve shqiptare. Keshtu u shpreh zedhenesja e Partise Demokratike Albana Mustafaraj duke shtuar se bijte e Gedafeve dhe Ben Alive qe u permbysem 20 vite me pare dhe qe organizuan grushtin e shtetit per te marre pushtetin vetem me dhune kane marre peng Partine Socialiste dhe e kane kthyer ate ne forcen politike te vetme ne Evrope si nje parti dhune dhe antivlerash. Bijte e eterve bllokmene qe ne permbysem 20 vite me pare dhe qe njesoj si Mubaraket Gedafet e Ben Alite arabe qendruan ne pushtet per 45 vite rresht me shtypje e terror dhe jo me vote besojne se mund te marrin peng voten e shqiptareve nga e cila duket se kane alergji njelloj si eterit e tyre shpirterore e xhelate kane tmerr dhe frike si djalli nga temjani - shtojne ata. Me tej ajo theksoi se Partia Demokratike i deklaron kryepucistit Edvin Kristaq Rama Rucit Gjinushit dhe pinjolleve te tjere te Bllokut se nuk do te arrijne kurre te dhunojne voten e lire te shqiptareve dhe se cdo perpjekje e tyre per te marre pushtet me dhune do tu rezervoje fatin e merituar te eterve te tyre barbare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›