E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jagnjenicë, plagoset kreu i operacionit të KFOR-it

Në aksionin e ndërmarrë dje nga KFOR-i në Jagnjenicë, afër Zubin Potokut, gjatë përpjekjeve për të mënjanuar barrikadat që pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, serbët kanë plagosur 23 pjesëtarë të KFOR-it, ndër ta edhe komandantin e operacionit.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave barrikada që ka bllokuar qarkullimin në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok, është mbrojtur nga serbë vendas, të cilët i kanë rezistuar thirrjeve të batalionit gjerman dhe atij austriak të KFOR-it që të largohen.

Ushtarakët janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa mësohet se lëndime, gjatë përleshjes kanë pësuar rreth 30 serbë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në qendrat shëndetësore në Zveçan e Zubin-Potok.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›