E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksi: Buxheti 2010, kosto e shtuar e borxhit publik

Deputetja e Partise Socialiste, Ermelinda Meksi, vleresoi dje se buxheti i 2010 eshte kosto e shtuar e borxhit publik. Permes nje komunikimi me mediat, zyrtarja socialiste deklaroi se kriza politike qe u shfaq pas cenimit te standardeve ne zgjedhjet e qershorit, per fat te keq po shoqerohet me nje performance te ulet te rritjes se te ardhurave buxhetore vecanerisht te ardhurat nga tatimet e doganat. "Ne mendojme se keqperdorimi elektoral i buxhetit per vitin 2009, si dhe buxheti euforik i 2010 eshte kthyer dhe po kthehet ne nje faktor qe po agravon me tej situaten makroekonomike te vendit, qe vetem mazhoranca nuk do ta shohe", tha Meksi. Sipas saj, buxheti euforik i miratuar ne parim i vitit 2010 nuk eshte as realist as i realizueshem. Ajo tha se pretendimeve te verbera te qeverise ndaj efekteve te krizes, nuk i shpetoi as ministri i Ekonomise, qe ndryshe nga sa pretendonte dikur nuk dha asnje kontribut, po u be pjese e pergjegjesise ne koston qe po i shkakton maxhoranca ekonomise se vendit. "Ne kemi denoncuar dhe vazhdojme te denoncojme maxhorancen per manipulime te shifrave te rritjes ekonomike apo PBB, sepse ky veprim manipulon, pra paraqet ne menyre te shtrember, gjithe treguesit e tjere te lidhur me te, duke shtremberuar ekuilibrat makroekonomik", kritikoi Qeverine, zyrtarja e selise roze. Nga ana tjeter, Meksi kerkoi qe rritja e cmimit te energjise elektrike te shoqerohet me nje indeksim te te ardhurave per pensionistet, familjet e varfra dhe ato me te ardhura te uleta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›