E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli Mister 20 e perzune qytetaret

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli i është kundërpërgjigjur akuzave të Partisë Socialiste, se demokratët kanë blerë me 40 milionë euro kolegjin zgjedhor. Numri një i parlamentit  i ka quajtur sulme aluçinante  ato të kryetarit të grupit kuvendor të PS-së për korruptimin e trupës  gjyqësore zgjedhore , për të shkaktuar humbjen  e Edi Ramës.

”Dje sulmoi tetë zonja dhe zotërinj, tetë gjyqtarë, tetë përfaqësues të sistemit gjyqësor, duke i akuzuar se kanë marrë miliona euro rryshfet. Mister 20% perj vitesh ka funksionuar vetëm në bazë të një doktrine, të doktrinës së rryshfetit, të doktrinës së frikësimit, të frikës dhe të kërcënimit dhe mendon se kështu bën të realizojë qëllimet e tij edhe ndaj drejtësisë dhe gjyqësorit. Edhe haluçinacionet e tua apo fakti se tiranësit dhe shqiptarët të kanë përzënë nga bashkia e Tiranës nuk e ndryshojnë faktin dhe të vërtetën që ty të kanë përzënë nga bashkia”- tha Topalli.

Topalli nga ana tjetër u bëri thirrje ligjvënësve socialistë të rikthehen në sallën e kuvendit për të votuar në seancën e fundit të mbetur nga sesioni.

”Deputetët i ftoj që të vijnë në Kuvend! I ftoj që të kryejnë detyrën e tyre kushtetuese, të përfaqësojnë votuesit e majtë”- tha Topalli.

Në 21 korrik parlamenti mbyll punimet për tu rikthyer në shtator, periudhë në të cilën deputetët e majtë kanë njoftuar se do thyejnë bojkotin i cili filloi dy vite më parë për tu praktikuar herë pas here nga selia rozë.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›