Don Bosko vetevaret 50-vjecari. Policia nis hetimet

Një person i ka dhënë fund jetës me vetëvarje pranë zonës së “Don Boskos” në kryeqytet. Nga të dhënat e para bëhet me dije se Merko Shehu, 50 vjeç është vetërarur pranë një fabrike të këpucëve në të cilën punonte si roje.Viktima jetonte pa familjen pasi e bija prej kohësh ndodhej në Itali, ndërsa sipas të dhënave 50-vjeçari mund të bënte bashkim familjar.
Mësohet se viktima ka lidhur litarin në një prej kolonave të godinës së braktisur të ish-fabrikës së këpucëve dhe më pas ka kryer vetëvarjen. Deri me tani ende nuk ka një pistë zyrtare, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan 50-vjeçarin në vetëflijim.