E Shtunë, 31 Tetor 2026

3000 viktima OBSH Tumoret vrasin cdo vit ne vend

Rreth 3 mijë shqiptarë vdesin çdo vit nga duhanpirja. Kjo e dhënë alarmante raportohet nga OBSH, për herë të parë pas një studimi të realizuar në vendin tonë për nivelin e vdekshmërisë nga përdorimi i duhanit apo qëndrimit në ambientet, ku konsumohet ky produkt. Alarmi, rritet teksa raportohen të dhënat më të freskëta mbi vdekshmërinë në një vit nga kanceri. Ky numër është katërfishuar, pasi rezultojnë se 2565 shqiptarë vdesin në vit nga kjo sëmundje.

“Gjithsej numri i të vdekurve me sëmundjen e kancerit atribuar duhanit është 1197. Vdekje të shkaktuara nga qarkullimi i gjakut, nga sëmundjet e zemrës, 4500 janë meshkuj dhe 4476 femra. Në bazë të të dhënave të OBSH-së,1800 persona janë viktima të duhanit”-tha Roland Shuperka, specialist i duhanit, ISHP.

Në këto kushte Ministria e Shëndetësisë, ka kërkuar ngritjen e task-force për zbatimin e ligjit antiduhan. Specialist pranë ISHP, Shuperka është personi që është caktuar nga Ministri Vasilpi. Ai tha se po merret me mbledhjen e grupi të punës pët të ulur nivelin e duhanpirjes ne vendin tone.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›