E Diel, 1 Nëntor 2026

Asnje shkelje. Ina Rama I kunderpergjigjet Metes

“Retorikë politike” i ka cilësuar Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama akuzat e kreut të LSI-së, Ilir Meta. Ajo reagoi dy ditë pasi Meta e akuzoi Prokurorinë se ka funksionuar si celulë ekstremiste politike në hetimin ndaj tij. “Një retorikë politike! Gjithçka që kemi për çështjen ne ia kemi lënë sallës së gjyqit”- u shpreh Rama.

Deklaratat e Ilir Metës kundër prokurorisë erdhën pas vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë që vendosi gjykimin e plote të skandalit të korrupsionit lidhur me video-përgjimin Meta-Prifti. Sipas akuzave te kreut te LSI-së, procesi hetimor është skandaloz si për sa i takon shkeljeve të rënda të ligjit, ashtu dhe procedurës së hetimit.

Meta tha se prokuroria kishte si synim rrëzimin e tij dhe të LSI-së për arsye elektorale, ndersa të gjitha ekspertizat e bëra nga Prokuroria -  sipas tij - rezultuan të pavlefshme. Ish-zëvendëskryeministri u dërgua si i pandehur në Gjykatën e Lartë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme më 9 maj të këtij viti me akuzën e “korrupsionit aktiv”.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›