Topalli: Nderim atyre që i rezistuan komunizmit

60 vjet pas masakrës së Qafe Valmirit, kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, deputetë dhe drejtues të pushtetit vendor nderojnë viktimat e regjimit komunist. Gjatë kësaj ceremonie vetë Kryetarja Topalli shprehu respektin dhe mirënjohjen e saj për të gjithë burrat e gratë e Mirditës të cilët u vranë nga regjimi komunist për shkak të vendosmërisë së tyre në besimin tek liria. Ceremonia vijoi para memorialit në nderim të viktimave të 17 gushtit 1949, i punuar nga skulptori i ri Kelvin Pjetri.