Xhuveli: Do vazhdojmë bashkëpunimin me PD-në

Lufter Xhuveli, ministër i Mjedisit, i ftuar në "Ora News", deklaroi se bashkëpunimi me Partinë Demokratike do të vazhdojë sepse ka qenë i frytshëm dhe mjaft korrekt. "PAA e ndjen veten pjesëtare të fitores së koalicionit të djathtë, edhe pse rezultati pritej të ishte më i mirë", tha ai.
Xhuveli u shpreh se nuk ka pasur një takim me kryeministrin Berisha për ndonjë platformë të kësaj partie. Ministri i Mjedisit u shpreh se qëndrimi i LSI-së për bashkëpunim me PD-në është për t'u vlerësuar. "Koalicioni i ri është kryesisht mbi bazën e koordinimit të programeve dhe do të jetë tepër funksional", argumentoi ai. Sipas Xhuvelit ligji elektoral i aplikuar në zgjedhjet e fundit la jashtë shumë parti të vogla si dhe lejoi hyrjen në Kuvend të partive që mbrojnë interesa të veçanta. Lufter Xhuveli deklaroi se për të nuk ka ardhur ende momenti për t'u larguan nga drejtimi i partisë apo nga politika. "Nuk është koha të largohem nha politika. Unë do t'i përgjigjem çdo thirrje që do më bëjë të angazhohem për të kontribuar në çdo fushtë, në politikë, shkencë madje edhe në fushën e bërjes së opinionit nëse duhet", tha ai.