“Tryezë e përbashkët për reformat në BE”
11/10/2011 Kreu socialist publikoi dje propozimin e radhës për mazhorancën parlamentare
Rama: Ndërhyrjet në ligjin elektoral të përfundojnë në mars
“Të mandatojmë nga Kuvendi Komisionin e Ligjeve për të hapur tryezën e përbashkët të reformave të shtetndërtimit të një vendi kandidat”, - me një propozim të tillë për kundërshtarin e tij politik u shfaq dje përpara medieve kreu i PS-së Edi Rama. Kështu, duke vlerësuar se partia e drejtuar prej tij ka si prioritet të prioriteteve pikërisht integrimin e vendit në BE, kryetari i socialistëve jo vetëm i rikërkoi qëndrim zyrtar mazhorancës dhe kryeministri Berisha, por njëkohësisht përcaktoi afate të qartë për realizimin e pikave të paktit për Shqipërinë si Evropa.
Integrimi
Kreu i PS-së, Rama, gjatë fjalës së tij të mbajtur dje në mbledhjen e grupit parlamentar socialist shpjegoi më në detaje pozicionin e partisë së tij mbi reformat integruese. “Ne nuk jemi kundër Gjykatës Administrative. Ne jemi kundër një gjykate tjetër, që shtohet në hallkën e gjykatave të korruptuara e të kontrolluara nga Saliu për hesapet e tij. Nuk duam ta mbajmë peng ligjin për Gjykatën Administrative, duam vetëm ta bëjmë pjesë të një reforme tërësore të sistemit të drejtësisë”, - u shpreh Rama. Njëkohësisht, po në vijim të këtij sqarimi, kreu socialist shtoi: “Nuk duam të mbajmë peng asnjë ligj që kërkon 3/5 e votave të Kuvendit, duam vetëm të ndërtojmë një proces politik europian në Kuvendin e Shqipërisë për të adresuar çdo reformë që Kushtetuta e parasheh me konsensus. Për ne votimet me 3/5 quhen reforma të shtetndërtimit të një vendi kandidat për Bashkimit Europian. Jo qoka, as arna për ti hedhur hi syve Bashkimit Europian duke e lënë ukubet, siç është, jetën e institucioneve në Shqipëri.” Sipas tij, PS-ja ka propozuar një pakt për këto reforma, ndaj Rama i ribëri apel kryeministrit Berisha që të japë qëndrimin e tij mbi këto propozime.
Afatet
Për të gjitha propozimet e PS-së kreu i saj, Rama, publikoi dhe afatet për realizimin e reformave. Kështu, për reformat bazë të shtendërtimit të vendit kandidat në BE Rama përcaktoi muajin maj si kohë për realizimin e tyre. Ndërsa ndalur te reforma zgjedhore Rama theksoi se opozita është gati që këtë javë të nisë punën dhe kërkoi nga kryeministri të deklarojë publikisht afatin e përfundimit të kësaj reforme në mars të 2012. “Duam të nisim reformën zgjedhore, që qeveria të marrë masa për zgjedhjet e ardhshme. Ta përfundojmë reformën zgjedhore në mars”, - vuri në dukje Rama lidhur me një çështje të tillë.
Porosia
Kryetari i PS-së, Edi Rama, gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit parlamentar socialist porositi ligjvënësit që të jenë pjesë e seancës së radhës në Kuvend. Madje, për shkak të rëndësisë së këtyre punimeve parlamentare, asnjë prej deputetëve të PS-së nuk duhet të mungojë. Ndërkohë u përcaktuan dhe emrat që do të ligjërojnë në seancë.
Pyetjet për Berishën
“Do apo nuk do që deri në dhjetor të ndryshojmë rrënjësisht funksionimin e parlamentit?
Pse nuk do që Banka e Shqipërisë të ketë 3 nga 9 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të zgjedhur nga opozita? Pse nuk do që Avokati i Popullit të jetë i pavarur nga partitë? Pse nuk do që Kontrolli i Shtetit të jetë i pavarur? Pse nuk do që të hetohen faktet e tmerrshme të dala në dritën e shtypit shqiptar për Gërdecin, tunelin e Kalimashit, ryshfetet e marra nga Ministria e Mbrojtjes për ti çuar rekrutët ushtarë në Irak e Afganistan, kapja e Policisë së Shtetit nga truproja i tij e me radhë, të cilat e kanë njollosur edhe më keq se çështë atë vetë dhe tërë klasën politike shqiptare? Po Televizionin Publik Shqiptar pse nuk do që ta vërë në shërbim të qytetarëve, që atij ekrani kadafist i paguajnë taksa çdo muaj?”
Nisma ligjore
“Do të përfundojë këtë javë formulimi i plotë i nismës ligjore për uljen e TVSH-së së energjisë.
Buxheti faktik i qeverisë është një pasqyrë e kthjellët e së vërtetës se alternativa ekonomike e Saliut po e çon vendin drejt përplasjes me murin e borxheve të papaguara dhe të papagueshme.
Buxheti faktit është po ashtu një pasqyrë e kthjellët e së vërtetës se vetëm alternativa jonë ekonomike mund ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza dhe të rivendosë në ekuilibër kontributet e shqiptarëve për arkën e shtetit. Sot paguajnë njësoj si një pastruese, infermiere apo polic, ashtu dhe një biznes; si një biznes i vogël, ashtu edhe një i madh; si një biznes i madh, ashtu edhe një kompani multinacionale. Kjo padrejtësi e vendosur në themelin e sistemit të taksave në vendin tonë duhet të marrë fund.”