Topalli PS merr Avokatin e Popullit
Mazhoranca i le opozites eskluzivitetin e propozimit te kandidatit si Avokat te Popullit. Oferta u be publike dje nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cila pas nje konsulte me kryeministrin Sali Berisha i ofroi selise roze zyrtarisht mundesine per zgjedhjen e Avokatit te ri te Popullit si nje oferte shtese mbi deklarimet e deritanishme ne kuader te ngercit politik. Pasi jam konsultuar me kryetarin e mazhorances kam marre nje oferte te re nga zoti Berisha per tia percjelle Partise Socialiste dhe opozites. Ne kete rast behet fjale per Avokatin e Popullit dhe mazhoranca me oferten e re qe i ben Partise Socialiste i jep opozites te drejten qe te kete nje nder organet kushtetuese me te rendesishme Avokatin e Popullit tha Topalli. Sipas saj kandidatura te propozohet nga Partia Socialiste me kushtin qe nuk duhet te kete qene pjese e proceseve gjyqesore politike ne kohen e diktatures komuniste dhe ne ceshtje qe lidhen me dhunimin e te drejtave te njeriut gjate ketyre viteve. Topalli shtoi se nje oferte te tille ia ka shprehur edhe kryetarit te grupit parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci gjate mbledhjes se Konferences se Kryetareve. Madje i eshte kerkuar selise roze qe ne menyre urgjente te propozoje emrin qe deshirojne per kete post sipas ligjit dhe ne menyre qe opozita te marre kreun e organit kushtetues te Avokatit te Popullit. Me te vetmin kusht qe emri i propozuar te mos kete qene pjese e proceseve gjyqesore politike gjate diktatures dhe te mos kete pasur probleme me dhunimin e te drejtave te njeriut gjate ketyre 20 viteve. Eshte nje oferte shume serioze. Eshte nje oferte qe ka te beje me kreun e nje organi kushtetues me ate qe eshte Avokati i Popullit. Mazhoranca keshtu po i ben nje oferte tjeter opozites theksoi dje Topalli duke shprehur besimin se ajo do te shqyrtohet nga selia roze sa me shpejt. Kjo oferte i shtohet pergjigjes dhe gatishmerise se mazhorances per transparencen e zgjedhjeve dhe zgjidhjen e ngercit politik me perjashtim te hetimit te pakufizuar qe kerkon opozita ceshtje per te cilat PD kerkon te shprehet gjykata. Nga ana tjeter kryetarja e Kuvendit Topalli pershendeti diten e djeshme edhe deklaraten e bere nga Bashkimi Evropian per te drejtat e njeriut. Ndaj te njejtin mendim me misionin e Komisionit Evropian ketu ne Tirane se principet e demokracise te drejtat e njeriut jane baze per te cilat ne duhet te punojme cdo dite dhe cdo ore pikerisht ne raport me kete princip themelor mbi te cilin ngrihet dhe funksionon demokracia ne Shqiperi tha ajo.
Rozeta Rapushi
Tahiri Pazari i pushteteve nuk eshte oferte per PS-ne
Partia Socialiste e ka cilesuar si te papranueshme oferten e bere dje nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli per ti dhene te drejten opozites qe te zgjedhe Avokatin e Popullit. Duke e cilesuar si nje pazar politik deputeti i PS-se Saimir Tahiri u shpreh se opozita kerkon vetem transparencen e zgjedhjeve te vitit te kaluar. Pazari i pushteteve nuk eshte oferte per Partine Socialiste. Partia Socialiste ka kerkuar dhe vazhdon te kerkoje ne menyre konstante dhe te qendrueshme transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit si menyra me e mire per te garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme ne te ardhmen tha dje Tahiri. Nga ana tjeter ai e cilesoi deklaraten e Topallit si nje oferte e bere nga deshperimi i pushtetit dhe si nje menyre per te ndaluar procesin e hetimit te zgjedhjeve. Oferta e znj.Topalli ne fakt eshte njekohesisht edhe shenje e deshperimit te pushtetit te Sali Berishes per te ndaluar me cdo kusht transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit tha dje Tahiri. Ne kete menyre opozita ka vendosur se nuk do te kete marreveshje pa pasur me pare hetim te zgjedhjeve ndersa ka konfirmuar se do te marre pjese ne seancen e sotme parlamentare. Grupi parlamentar i Partise Socialiste mori vendimin qe te jete ne Parlament-tha ai. Ne daljen e tij publike Tahiri ju adresua dhe verifikimeve te bera nga Inspektorati i Larte i Kontrollit dhe Deklarimit te Pasurive. Ai u shpreh se hetimi i ILDK-se verifikoi se ne pasurine e kryetarit te PS-se dhe njekohesisht kryetarit te bashkise se Tiranes nuk ka asnje mos perputhje. ILDKP ne perfundim te procedurave investiguese deklaron se ka perputhje te plote mes vetedeklarimit te pasurise nga ana e zotit Rama dhe te dhenave te marra nga ILDKP ne te gjithe regjistrat publike dhe private tha ai. Tahiri u shpreh se kjo deklarate e institucionit pergjegjes eshte dhe pergjigja me e mire qe mund te behet per akuzat qe i jane bere kreu te PS-se nga mazhoranca. ILDKP eshte shprehur qarte se akuzat e Sali Berishes dhe oborrit te tij jane kryekeput genjeshtra pasi mes institucionit te bashkise se Tiranes dhe akuzave te Sali Berishes nuk ka asnje lidhje tha Tahiri.
Qamil Xhani