Topi: Shembja e Piramidës, “jo” shpenzimeve luksoze
Presidenti i Republikës, Bamir Topi deklaroi dje se palët politike duhet të rigjejnë dialogun që të shmanget kriza në vend. Sipas tij, dy partitë e mëdha e humbën shansin e konsensusit në kohën që ky dialog zhvillohej në Presidencë dhe përfunduan në ambjentet e restorant "Krokodilit".
Zoti President, mirëmbrëma! Është kënaqësi e veçantë që jeni në 5 pyetjet!
Përshëndetje! Megjithëse, formati i emisionit tuaj nuk qëndron më tek 5 pyetjet. Mesa kam vënë re, ju bëni më shumë se 50 pyetje.
Është një lloj konvencioni.
Është një lloj konvertimi, që i keni bërë duke i shumëzuar me 10 më duket. Është kënaqësi e veçantë për mua.
Do të doja ta nisnim bisedën nga vendimi i djeshëm i Komisionit të ligjeve ku vetëm me votat e PD, e cila shfrytëzoi shumicën, rrëzoi tre nga katër kandidaturat, që ju kishit paraqitur. Si e komentoni këtë vendim?
Unë kam bërë një prononcim publik në mënyrë konstante, që nuk dëshiroj të futem në komente për sa i përket përgjegjësisë që ka institucioni i Kuvendit. Kam respektuar në mënyrë shumë rigoroze të drejtën time kushtetuese për të prezantuar kandidaturat, pastaj i takon Kuvendit. Atje ka formacionin e mazhorancës dhe të opozitës, është një gjë që i takon në mënyrë ekskluzive Parlamentit.
Ju mbi çfarë kriteresh i keni përzgjedhur kandidatët që i keni dërguar në Parlament?
Unë besoj që është operacioni, do ta konsideroja më i kualifikuar që mund të jetë bërë në historinë e shtetit demokratik shqiptar për zgjedhjen e kandidaturave, aq sa kohë pas kohe, edhe vetë personazhet politike e kanë vlerësuar si një proces shumë të hapur, transparent dhe, ju e dini që, përpara se të shkojë në vendimmarrje, ka disa operacione paraprake, që do të thotë, është njoftimi publik për hapjen e vendeve vakant në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë. Më pas vjen aplikimi dhe futen në konkurim pikërisht njerëzit që zbatojnë, ose janë konform kritereve ligjore e kushtetuese. Unë përveç këtij momenti që është ekskluzivisht ligjor, kam futur në punë edhe një mekanizëm tjetër të filtrimit të kandidaturave, duke gjykuar që është një grup njerëzish profesionistë, njerëz të karrierës, njerëz që vijnë nga qarqe akademike, por dhe përfaqësues të shoqatave të gjyqtarëve dhe avokatëve, për të bërë filtrimin e dytë, që konsiderohet filtrimi profesional.
Rrëzimi që prej gati një viti i kandidaturave që ju paraqisni në Kuvend gati po kthehet në një rutinë dhe kohë më parë zoti Berisha, shefi i shumicës qeverisëse që kontrollon 'de facto' Parlamentin, është shprehur se do të mirëpresë dhe do të votojë çdo kandidat që do t'i çoni, mjafton që ata të plotësojnë dy kritere; e para, të mos kenë qenë gjykatës ose prokurorë në kohën e komunizmit dhe të kenë marrë, të mos kenë ushtruar gjyqe politike dhe e dyta, të mos kenë qenë pjesë e karrierës politike. Ju këto kritere i keni ndjekur kur i keni dërguar emrat në Parlament.
Natyrisht, emrat e fundit janë absolutisht në këtë linjë. Janë njerëz që nuk kanë marrë pjesë në asnjë lloj procesi politik, janë njerëz që nuk kanë karrierë politike dhe ka pasur një skrupolozitet në përzgjedhjen e kandidaturave për t'iu përshtatur kësaj linje që ka mazhoranca në Parlament.
A mund të jetë Rezoluta e Parlamentit Evropian mbi bazën e negociatave mes dy palëve?
Ajo ka qenë. Ka qenë. Ju e dini që është bërë një diskutim, një bisedë maratonë në zyrat e Presidentit. Dhe unë nuk e kam konsideruar asnjëherë shumë serioze që nga zyrat e Presidentit, ku ishte totalisht e mundshme, edhe me pjesëmarrjen e delegacionit të Parlamentit Evropian, të përfundosh në restorant 'Krokodili'. Pra, duhet më respekt për institucionet e shtetit, duhet më respekt për veten, duhet më respekt për ata, të cilëve ti i ke marrë votën dhe në fund fare, çështjet mund të zgjidhen shumë mirë vetë. Ne pranojmë asistencën, kujdesin e partnerëve tanë, sepse është një familje institucionale ku ne do të shkojmë. Por, gjërat duhet të zgjidhen me seriozitetin e duhur, në ambiente institucionale. Pastaj, kur gjëra shumë të rëndësishme shkojnë e përfundojnë në restorant, besoj që kjo nuk i shërben askujt, cilitdo prej aktorëve politikë, cilitdo që do të bëjë analizën për këtë cështje. Unë s'kam folur asnjëherë për këtë, jam duke folur sot për herë të parë, duke i dhënë rëndësi ambienteve institucionale dhe gjërat duhet të zgjidhen në Shqipëri. Gjërat duhet të zgjidhen në Shqipëri, sepse 20 vjet demokraci, ta lejojnë ta kesh këtë status, që vullneti politik, artikulimi i bisedës, duhet patjetër të çojë në një vendimmarrje, sepse nuk është serioze që ne t'i hipim avionit, të shkojmë të zgjidhim një çështje, të cilën mund ta zgjidhim këtu. Fakti që sot e kësaj dite, kjo çështje nuk është zgjidhur, natyrisht që është një problem, është një problem, por, që nuk i takon që ta riartikulojë sa herë vjen fjala Presidenti, apo cilido tjetër, pasi i takon forcave politike. Dhe janë ato, që kanë vullnetin e kur duan, e bëjnë, nëse s'duan, s'e bëjnë. Më thoni ju, nëse ka një aktor tjetër sot, që mund të shkojë në një "deus ex machina", në një zgjidhje mekanike për ta zgjidhur krizën. Jua kam thënë dhe herë tjetër, Presidenti është i një Republike parlamentare. Presidenti ka kompetencat e veta të kornizuara, që nuk ia japin këtë mundësi. Pra, sa kohë përgjegjësia për vendimmarrje është tek partitë politike parlamentare, problemin duhet ta kërkoni aty, zgjidhjen duhet ta kërkoni aty. Çfarë po bëjnë evropianët sot ose bota perëndimore? Po japin apel. Të njëjtën gjë po bëj edhe unë me cilësitë e Presidentit të Republikës, po jap apel, në mënyrë të vazhdueshme, apelin për bashkëpunim, pa marrë parasysh çfarë formimi politik kam unë. Ju e dini që duke ardhur në këtë zyrë, edhe mënyra e sjelljes nuk ka qenë artificiale, ka qenë e vullnetshme për të respektuar palët, për të qenë midis palëve, për të ekuilibruar palët, për të qenë moderator, për të respektuar ligjin, Kushtetutën, për të kërkuar nga politika që të respektojë në mënyrë të sinqertë institucionet e pavarura. Nëse ju keni një mekanizëm, që mund të ma sugjeroni, mund të ma thoni, por unë besoj se gjithçka varet nga vullneti i partive politike. Nëse do të kenë vullnetin, ato do ta zgjidhin. Eksperienca e viteve të tranzicionit në Shqipëri i njeh këto probleme. Kjo është arsyeja që më parë unë thashë që jemi futur në një shtrat kronik të krizave, që ndodhin herë pas here, të cilat fatmirësisht kanë pasur edhe momentin e zgjidhjes së tyre. Unë jam optimist që gjërat do zgjidhen, duke i ribërë dhe njëherë apelin paryive politike që të bashkëpunojnë, sepse bashkëpunimi për zgjedhjet e radhës, është një bashkëpunim për imazhin dhe perspektivën e Shqipërisë. Ky është mesazhi që vjen nga Presidenti i Republikës.
Përtej mesazhit, a jeni i gatshëm, në kontekstin e zgjidhjes së krizës, jo në restorant 'Krokodili' në Strasburg, apo diku gjetkë, që të merrni përsipër rolin e ndërmjetësit, të ulni palët në tavolinë, t'u jepni një draft, ta negocioni?
Ju mendoni që Presidenti nuk e ka pasur këtë dëshirë? Çështja është që, ka një fjalë, ndoshta nuk i takon këtij komunikimi apo këtyre marrëdhënieve: 'Aty ku hanë dhe nuk të ftojnë, mos u fut. Aty ku bisedojnë dhe nuk të pyesin, mos fol'. Çështja është se i takon atyre të vendosin, nëse kërkojnë të kenë kontributin direkt, sikurse e kanë pasur, dhe ky kontribut ka qenë. Madje ka qenë jashtëzakonisht serioz. Pra, jo rastësisht, Parlamenti Evropian u mblodh dhe i dha rolin e moderatorit Presidentit të Republikës. Jo rastësisht palët erdhën në Presidencë. Jo rastësisht morën apele dhe vazhdojnë të marrin apele.
Një deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike, e zotit Oketa, bëri bujë, për hir të së vërtetës, në opinionin publik, i cili e konsideroi të turpshëm mënyrën se si u votua në Parlament një dekret i juaji, që u refuzua nga Parlamenti. Mesa më kujtohet u votua dy herë, një gjë e paprecedent në një parlament normal brenda një seance për një çështje të votohet dy herë. Ju përse heshtët zoti President, për mënyrën se si u votua dekreti juaj dhe përse nuk iu drejtuat Gjykatës Kushtetuese që të mbronit një qëndrimin tuaj politik?
Së pari, çka ndodh në Kuvend dhe mënyra se si aplikohet rregullorja në Kuvend, është atribut i njerëzve që janë atje. Ju e dini që, jeni të pranishëm si media atje, por kur ju thuhet që duhet të dilni nga salla, ju jeni të detyruar të dilni nga salla. Pra, ajo që ka ardhur si një artikulim i zotit Oketa, është një e drejtë legjitime e një deputeti, i cili ka asistuar në atë proces. Asnjë nga stafi i Presidentit, jo domosdoshmërisht mund të jetë në sallën e Kuvendit, sepse Kuvendi ka rregulloren e vet, ka procedurat e veta. Përgjegjësia është pikërisht tek deputetët, për të reklamuar ose për t'u prononcuar në media për dicka. Kështu që nuk besoj se është detyrë e zyrës së Presidentit, që të merret me një kontestim të një procedure të kaluar në Parlament. Vetëm kur ajo vjen në formën e një dokumenti zyrtar, atëherë është tjetër gjë. Ti mund të pozicionohesh, mund ta interpretosh, por çështjet e karakterit procedurial i takojnë pikërisht aktorëve të parlamentit, që janë deputetët e Republikës së Shqipërisë në Parlament.
Qartë. Do të doja të ndryshonim argument. Do të doja t'ju pyesja për një incident që ka ndodhur në fshatin e quajtur Boboshticë. Ju si Kryetar i Shtetit, çfarë komenti keni?
Unë sot kam marrë pjesë në një simpozium, që do ta konsideroja të radhës me përfaqësuesit më të lartë të komuniteteve fetare. Ishte një simpozium, që vinte në dukje pikërisht atë element të jashtëzakonshëm tradicional që ka ekzistuar midis feve në Shqipëri, që është bërë ndoshta edhe pararendës i asaj harmonie të shoqërisë dhe të gjitha mundësive që ne të shkojmë me një standard të arrirë në Bashkimin Evropian, pra, harmonia fetare. Kemi folur gjerë e gjatë. Në fjalën time, nuk kam mbetur pa iu dhënë një mesazh edhe atyre, që kërkojnë që ta prishin këtë klimë. Të jeni të sigurt, që për çështjet që kanë të bëjnë me interesat kombëtare, vërtetë diplomacia është shumë e rëndësishme, por nuk mund të jesh në një institucion të shtetit, nëse ti nuk je në radhë të parë në shërbim të shtetit tënd, të popullit tënd, të historisë dhe mbi të gjitha të trashëgimisë.
E keni fjalën për Prefektin?
E kam fjalën për cilindo. Ajo që ka ndodhur në Boboshticë vërtetë i vendos njerëzit e institucioneve në një lloj sikleti, nëse duhet të shprehen, apo nuk duhet të shprehen. Ai që nuk shprehet në të tilla momente, natyrisht që nuk bën mirë. Çdo njeri duhet ta ketë të qartë, që është në pozicion për të respektuar dokumentin themeltar të shtetit, që është dokument ligjor, por është edhe shpirtëror. Çdo njeri që është në një institucion duhet të garantojë pikërisht atë që kjo shoqëri, ky popull e ka pasur të garantuar edhe pa u ngritur institucionet, pikërisht harmoninë fetare. Harmonia fetare nuk është tregues me të cilin ne krenohemi vetëm në vitet 2000. Jo! Ky është një moment tradicional. Aty ku ka qenë kisha, ka qenë dhe xhamia dhe cilido që vjen nga qarqe ultra nacionaliste, kurrsesi nuk duhet ta prishë këtë klimë, nuk duhet të prishë marrëdhëniet normale dhe shumë të mira që ekzistojnë me vendet fqinjë dhe askush nuk duhet të ndihet i kompleksuar për të ngritur një problem. Por ishte një pamje makabër, kur shikon kockat e paraardhësve të njerëzve, që jetojnë atje, të dala sheshit. Edhe këtë do bëjmë sikur nuk e shohim? Këtu ka përgjegjësi në disa nivele. Përgjegjësitë duhet të jenë të ekspozuara qartë. Ju e dini që administrimi i territorit bëhet nga pushteti vendor, pa marrë në konsideratë nëse është në Boboshticë, është në Korçë, është në Tiranë, apo është në ndonjë qytet tjetër. Kjo do të thotë që edhe administrimi i varrezave bëhet nga pushteti vendor. Të gjithë sillen sikur nuk do të vdesin ndonjëherë. Ju e dini që shtohen qytete, shtohen e shumëfishohen vazhdimisht, por varrezat mbeten po ato. Njeriu duhet të mendojë. Ka detyrim të mendojë për trashëgiminë, ka detyrim të mendojë për paraardhësit, të ketë respekt për varret e të parëve, jo vetëm kur gjenden varre romake në Shqipëri, por në radhë të parë të kihet respekt për varret e shqiptarëve, të administrojnë mirë territorin e tyre, të jenë seriozë e mos bëhen zvarranikë, sepse, po humbi identiteti, atëherë çfarë pret më. Pra, secili duhet të respektojë ligjin! Prokuroria po merret me këtë punë për ta qartësuar fare mirë, për të ndarë në mënyrë të qartë dhe për të mos përzier ujërat, që veprimi i individëve të mos konsiderohet si veprim i institucioneve, kurrsesi. Ne kemi marrëdhënie mjaft të mira me shtetin grek, shumë të mira, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, marrëdhënie të mbështetjes reciproke, të gjitha, por, kjo nuk do të thotë që t'i lihet terren elementëve, të cilët marrin statusin e keqbërësit. Dhe, ju e dini që çështjet fetare kanë një ndjeshmëri të shprehur. U tha edhe sot në simpozium. Duhet të kihet jashtëzakonisht kujdes me ndjesitë fetare. Njerëzit, të cilët janë besimtarë dhe që e besojnë Zotin me mënyrat e veta, kanë një raport shumë specifik me besimin. Ndjeshmëria tek besimtarët është në nivelin maksimal, pra, ne duhet të ndajmë në mënyrë të qartë besimin, i cili është në harmoni të plotë. Ne krenohemi për këtë dhe këtë e thonë edhe krerët e institucioneve fetare, e thonë politikanët, por detyrimi është që shteti ligjor të frenojë, të parandalojë, por edhe të gjykojë keqbërësit, të cilët prishin rregullat e shoqërisë dhe dëmtojnë identitetin kombëtar.
Por, përtej marrëdhënies ndërfetare, kjo është më shumë dhe një marrëdhënie ndërshtetërore. Në qoftë se në këtë mishel fusim dhe deklaratën e konsullit grek, pas të cilës zoti Godo kërkoi shpalljen e tij si "persona non grata", i cili shprehet se hyrja e trupave greke, përkujtimi i kësaj ngjarjeje, pra të hyrjes së trupave greke gjatë Luftës së Dytë Botërore në qytetin e Korçës, është çlirim i këtij qyteti dhe duhet festuar si çlirimi i këtij qyteti. Ju mendoni se ka të drejtë zoti Godo?
Unë sigurisht që e vlerësoj shumë personalitetin e zotit Godo, absolutisht. Zoti Godo është njohës i mirë i terrenit, është një komunikues konstant me publikun, është një politikan, intelektual mjaft i vlerësueshëm dhe sigurisht që ka të drejtën e tij në mënyrën e komunikimit. Unë, në këtë pozicion, sikurse ju e ndoqët, isha shumë kritik dhe natyrisht që gjërat janë për t'u parë rast pas rasti. Apeli im, natyrisht edhe në kontaktet që kemi pasur edhe me personalitetet më të larta, është që individë të veçantë, nuk duhet të prishin klimën e marrëdhënieve që ekzistojnë midis institucioneve. A do të ketë individë të tillë? Sigurisht që eksperienca ka treguar që edhe individë të tillë ka, por këta individë mbeten gjithnjë të izoluar dhe nuk janë dominues në politikën midis dy vendeve tona, të cilat kanë ndërtuar marrëdhënie shumë të mira, dëshirojnë t'i mbajnë këto marrëdhënie shumë të mira dhe në mënyrë reciproke të mos cënojnë në elementë, që konsiderohen thellësisht shpirtërorë. Pra, nuk duhet ngatërruar klima e institucioneve me një klimë të individëve të caktuar.
E qartë! Do të doja të ndërronim sërish argument, t'ju pyesja lidhur me këtë stuhi sulmesh që ndoqëm mes dy kampeve të politikës, për akuzat e ndërsjella për korrupsion, vijë, e cila, për hir të së vërtetës, duket sikur është fashitur disi ditët e fundit. Por, ju thatë që Prokuroria duhet të hetojë. Ka thënë se po heton, por ende nuk është marrë asnjë i pandehur për këtë çështje.
Kur thashë që duhet të hetojë, natyrisht që duhet të bëjë punën e vet dhe unë mendoj që po bën punën e vet. Pra, në kuptimin e vërtetë të fjalës, një proces hetimor është një proces kompleks ku lidhen mjaft elementë profesionalë dhe të mos marrim pozicionin e atyre që dinë gjithçka, pra është profesioni i prokurorit, është përgjegjësi e institucionit. Ata po punojnë. I takon atyre të shprehen e të mbajnë një komunikim konstant me publikun, jo në mënyrë të tepruar, për të treguar me transparencë se çfarë po ndodh. Por, unë besoj që ata po punojnë, po marrin të gjitha të dhënat e deklaruara dhe le t'ia lemë Prokurorisë, që të bëjë punën e vet profesionale.
Sigurisht! Do të doja t'ju pyesja zoti President për një nga polemikat më të fundit të klasës politike shqiptare. Është ideja, ose më saktë, është kthyer në një vendim të Parlamentit për rrafshimin e Piramidës dhe ngritjen në vend të saj të një Parlamenti të ri. Ju si e gjykoni këtë? Është një veprim i duhur?
Në fakt, kjo temë është disi delikate. Por, natyrisht edhe unë kam mendimet e mia. Ne nuk e kemi shansin, sikurse e kanë shoqëritë perëndimore, të stazhionuara në kuptimin e plotë të fjalës në demokraci, që të kemi institucionin e referendumit për ta realizuar në mënyrë të thjeshtë dhe efikase. Kam parasysh këtu Zvicrën, që bën referendume të shpeshta, të shumta, për çështje që janë pjesë e një sensibiliteti të lartë publik. Unë sot jam në këtë pozicion. Më thoni, çfarë pozicioni duhet të mbaj unë sot, këtu, publikisht, ndërkohë që publiku është i ndarë? Nuk do të ishte elegant një mesazh i njënashëm, që mund të japë Presidenti, qoftë edhe si produkt i ndërgjegjes së tij. Për shembull, unë do të isha, dhe një nga variantet, sepse nëse do të vendoset që në një vendimmarrje Kuvendi i Shqipërisë të bëhet atje, natyrisht është çështje e vendimmarrjes. Askush nuk mund të thotë që një vendimmarrje është absolutisht e drejtë në atë sens, sepse kemi mendime të ndara. Një nga mendimet e hershme ishte që, ai institucion të kthehej në një institucion ku të ishte ekspozuar pikërisht ai kalvari i vuajtjeve të njerëzve që janë vrarë, janë persekutuar, janë robëruar, janë përndjekur nga regjimi i Enver Hoxhës. Ky mund të ishte një nga elementët, gjë që nuk e kemi parë. Unë nuk mund të mbaj sot pozicion. Ju e dini që unë jam shumë i ndjeshëm në çështjet e të persekutuarve politikë, sepse janë përveç të tjerave edhe eksperienca familjare, edhe në rrethin farefisnor dhe shoqëror.
Nga kontaktet që keni me ta, çfarë opinioni ju kanë dhënë?
Por, natyrisht, ata janë të ndjeshëm në këtë që unë mundohem të bëhem interlokutor edhe i zërit të tyre. Megjithatë, në këtë shoqëri nuk janë vetëm ata. Pra, unë nuk dëshiroj të ndërhyj në vendimmarrje, nuk dëshiroj të jap një opsion timin sot. Por, ajo që mund të them, është se ne duhet të kemi shumë kujdes me harxhimin e parave të shqiptarëve. Në rast se mendohet që një institucion do të ndërtohet shumë shpejt diku tjetër, nuk kemi arsye që të harxhojmë shuma marramendëse për gjëra që e kanë jetën shumë të shkurtër.
Nuk jemi në momentet e luksit të madh për të shpenzuar shuma të mëdha, nëse do të ndërtohet një institucion tjetër. Nëse do të ndërtohet një institucion tjetër, le të ndërtohet. Gjërat bëhen me një ide të qartë, gjërat bëhet me një preventiv të qartë.