E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Pa viza ne fund 2009

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, premton nga Brukseli se vitin e pare te mandatit te dyte te Partise Demokratike, shqiptaret do te levizin pa viza. Gjate takimit me homologun e saj belg Patrik Deual, Topalli u ndal gjate ne temen per liberalizimin e vizave dhe per Shqiperine. "Shqiperia eshte nje vend i sigurt dhe njeh perpjekjet e jashtezakonshme qe po ben si me kartat e identitetit dhe me instrumente te tjera te ndryshme, qe jane garanci apo detyrime, qe Shqiperia duhet te plotesonte dhe qe po ploteson", u shpreh Topalli. Sipas saj, liberalizimi i vizave eshte gjeja me e rendesishme, pas jetes ekonomike ne nje vend, ne menyre te vecante per shqiptaret. Topalli tha se homologu belg i premtoi se do te fliste me qeverine e tij ne menyre shume te vendosur, me shume prioritet, per te mundesuar kete ambicie te madhe te mundshme per 'tu realizuar ne nje kohe sa me te shkurter.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›