E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ: Per zgjedhjet, 7.3 miliarde leke

Zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, do t'i kushtojne vendit 7.3 miliarde leke. Me shumice votash, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje, buxhetin me te cilin do te perballohet procesi zgjedhor. Keshilli i Ministrave miratoi pak kohe me pare nje fond prej 6 miliarde lekesh, por KQZ kerkoi nje shtese prej 1.3 miliarde te tjera si te domosdoshme per perballimin e zgjedhjeve. Fondi shtese, u kerkua per vendosjen e kamerave dhe pajisjeve shtese ne grupet e numerimit te votave. Si standarde te reja te programuara per t'u aplikuar per here te pare ne keto zgjedhje. Por ne baze te tabeles se perllogaritjes se shpenzimeve, pjesa me e madhe e parave ne zgjedhje, do t'i shkoje komisionereve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›