E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i vdekuraktori kosovarBekim Fehmiu

BEOGRAD- Aktori i njohur kosovar Bekim Fehmiu është gjetur i vdekur në banesën e tij në Zvezdar, në Beograd. Lajmi bëhet publik nga ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic, citojnë mediat kosovare.

Sipas Dacic dyshohet se aktori 74-vjecar mund të jetë vetëvrarë pasi afër trupit të tij të pajetë është gjetur një armë e regjistruar në emër të tij.
Aktori Bekim Fehmiu ka lindur më 1 qershor të vitit 1936 në Sarajevë.

Ka kryer fakultetin e arteve dramatike në Beograd. Aktori kosovar u bë i njohur me filmin “Mbledhësit e Puplave”. Ai ka xhiruar edhe shumë filma të tjerë të njohur. Suksesi i tij ka qënë i garantuar edhe në filmin e prodhimit amerikan, “Aventuristët” në vitin 1971.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›