E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i mandateveqëndrime të kundërtapër dekretet e Topit

TIRANë- Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe imunitetet vijon diskutimi mbi mënyrën e votimit të dekreteve të presidentit Topi. Sipas faqes zyrtare të Kuvendit të Shqipërsië mësohet se deputetët e mazhorancës i kanë cilësuar ndryshimet një instrument që i shërben transparencës dhe që i jep mundësi opozitës të mbikqyrë e të kontestojë publikisht çdo kandidaturë që mund të zgjidhet për interesa të tjera të ndryshme nga interesat e drejtësisë.

Deputeti socialist Gramoz Ruci ka qenë kundër këtij qëndrimi të PD. Por deputetët e mazhorancës thanë se këto ndryshime janë një instrument që i jep mundësi Kuvendit të shprehë përgjegjësinë përpara shqiptarëve. është garancia e vetme që shqiptarët kanë për të siguruar që njerëzit më profesionistë dhe më me integritet të zgjidhen në organet e larta të drejtësisë.

Ky propozim sipas demokratëve është në përputhje me vlerësimet që Komisioni i Venecias i ka bërë procedurave të votimit në të gjitha vendet europiane. Ky përmirësim i ligjit të Kuvendit forcon transparencën që i kërkon Kushtetuta për një procedurë të tillë. Në mbledhje u bë propozimi që votimi të bëhet nominal, gjë për të cilën i takon Kuvendit të vendosë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›