Mat, mbyten2 vëllezërnë rezervuar
MAT- Dy vëllezër njëri 21 vjec dhe tjetri 24 janë mbytuar sot rreth orës 17:30 në një rezervuar. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Derjan të Matit, teksa të rinjtë po laheshin bashkë me një grup shokësh.
Të parët që kanë dhënë sinjalin për mbytjen e dy të rinjve kanë qënë shokët që ndodheshin me ta. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke identifikuar viktimat si Ervis dhe Klevis Gjetani. Sipas të dhënave të para duket se njëri prej vëllezërve ka qënë duke u mbytur dhe ka thirrur në ndihmë tjetrin.
Mësohet se kanë qënë shokët ata që kanë nxjerrë trupat e pajetë të dy të rinjve nga rezervuari, ndërkohë që pritet të hetohet për shkaqet e mbytjes së tyre. Paraprakisht mendohet se shkak i mbytjes së dy vëllezërve Gjetani ka qenë thellësia dhe uji i ftohtë në kontrast me temperaturat e larta të ajrit cka mund tu ketë shkaktuar dy të rinjve ndonjë komplikacion shëndetësor.
(m.a/BalkanWeb)