E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Parlamenti i ri, monument i demokracisë

Mblidhet Komiteti Shtetëror për Ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar.  Mbledhja po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit ku do të shpallet edhe projekti fitues për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar nga 3 projektet të cilat janë përzgjedhur nga juria ndërkombëtare e kryesuar nga Hans Ibelings.
 

Në fjalën e saj kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli theksoi se Parlamenti i ri do të jetë një monument i demokracisë. “Ky është një vendim i rëndësihëm për përzgjedhjen e monumentit të demokracisë. Është ky komitet që do të bëjë përzgjedhjen e projektit fitues. Siç është bërë e ditur në konkursin për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar u ftuan 25 studio dhe paraqitën maketet (projekt-idetë), 14 studio, ndër më prestigjiozet në botë” ka theksuar Topalli.

Duke e cilësuar parlamentin e ri si një vepër madhore, Topalli theksoi se ai duhet të shprehi edhe simbolin e kombit përmes arkitekturës.
“Përse e quaj një monument i demokracisë? Pasi është vepër e trefishtë që do të plotësojë aspiratat e larta të demokracisë. Do të marrim një vendim të rëndësishëm për atë që do ta quaja zemra e demokracisë” ka theksuar më tej Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›