E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Parlamenti i ri, ndërtesa e parë e kombit

Kryeministri Berisha e ka cilësuar parlamentin e ri si ndërtesën e parë të kombit. Duke folur në mbledhjen e komitetit shtetëror për ndërtimin e kompleksit parlamentar, kryeministri Berisha theksoi se ky është shansi që në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë të vendosohet për parlamentin e këtij shekulli.

“Jemi thirrur këtu për të shqyrtuar projektet e mrekullueshme të paraqitura nga studiot më prestigjoze të Europës për ndërtimin e  parlamentit të ri që defakto dhe dejuro është ndërtesa e parë e kombit. Ndërtesë, e cila fakteqësisht në 100 vite pavarësi nuk u ndërtua dot. Por praktikisht kemi anën tjetër që në 100- vjetorin e pavarësisë kemi shansin për të vendosur për projektin më të mirë, më dinjitoz, për parlamentin e këtij shekulli” ka shtuar Berisha.

Sipas Berishës, projektet e paraqitura i japin zgjidhje të ndryshme funskionale e mjedisore kompleksit ndërsa se vështirësia e përzgjedhjes është shumë e madhe.
Sipas tij, kjo juri përzgjodhi të parë veprën e arkitektit austriak Priks, një studio me ndërtime nga mbreslënëse nga opera e Mynihut tek qendra financiare e Pekinit. “Projekti i paraqitur është i shkrirë në harmoni me të sotmen e të ardhmen e Tiranës. E veçanta është udhëtimi drejt të ardhmes”, shtoi më tej kryeministri.  Berisha foli edhe për projektin e studios Interiority, duke e cilësuar atë magjepsës por ka vlerësuar edhe projektin e tretë e studios Ama Arkitekt.

Ai theksoi më tej se në analizë e sipër ka dalë një problem dhe ky është çmimi për zbatimin e këtij projekti.  "Ky problem nuk kishte asnjë lidhje tjetër përveçse çmimit që studio kërkon për projektin e zbatimit, çmim që shkon në kufijtë maksimal të rasteve si këto, çmim i pazakontë për një pjesë të rajoneve por çmim që gjendet në disa vende" shtoi Berisha.

Sipas kryeministrit u bënë përpjekje për të negociuar edhe me studio të tjera, gjë për të cilën për shkak të kompleksitetit të projektit studio e gjeti të pamundur pasi bëri vlerësimet, të zbriste nga shuma e kërkuar, shumë që ndryshon me një vlerë prej 2.5 milionë apo 3 milionë euro nga oferta e dytë.

“Vendimi është shumë i vështirë sepse kemi të bëjmë me një vlerësim ndërkombëtar të përbërë nga kolos të fushës dhe të marrësh iniciativën për një diferencë të tillë merr funksionin e tyre. Të bësh siç thotë populli vetë vali dhe vetë kadi , kjo e qytetëruar nuk është, ndaj dhe do të kërkoja që të mendohej dhe një herë para se të vendoset në sensin që përderisa ne vendosim pa asnjë arsye tjetër përveçse një vlere të caktuar financiare, çdo qindarkë është e dhimbshme por nuk është kaq për ndërtesën e parë të kombit, të Shqipërisë, nuk është një vlerë kjo që duhet të detyrojë këtë komitet të marrë funksione që nuk i takojnë se ky komitet nuk është juria, vendimin e ka marrë juria”, u shpreh Berisha, duke shtuar se shuma nuk do ndikojë në përmbysjen e vendimit të jurisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›