Greqi, 12-vjeçarja shet fëmijën për 12500 euro

Foto ilustruese
Një 12-vjeçare është arrestuar në Athinë me akuzën se ka shitur fëmijën e saj 10 muajsh.
Sipas Athens News, e mitura është kapur teksa po e jepte fëmijën në këmbim të 12 500 eurove në Xrysoupoli, një qytezë në afërsi të Kavalasë.
Ajo që mediat e kanë cilësuar si drama e krizës ekonomike është zbuluar nga një sinjalizim i mbërritur në polici nga një person anonim.
Ofertës së vajzës 12-vjeçare dhe të afërmve të saj i janë përgjigjur një çift policësh, të cilët janë paraqitur si të interesuar.
Për blerjen, policia ka përdorur kartëmonedha të shenjuara, të cilat janë përdorur më pas për të inkriminuar të miturën dhe tre të afërmit e saj: tezja dhe dy gjyshërit, respektivisht të moshës 44, 65 dhe 71 vjeç.
Për shkak të moshës së vogël, vajza do të lirohet pas dëshmisë para gjykatësit, ndërsa fëmija është dërguar në një spital, ku mbahet nën mbikëqyrje. / G.Ndoja