E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi, fitues projekti i zgjedhur nga juria

Topalli, duke folur gjate prezantimit te maketeve per Kompleksin Parlamentar

TIRANE-Komiteti Shtetëror për Ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar ka shpallur fitues te njejtin projekt zgjedhur nga juria nderkombetare, ate te studios austriake.

Pas shume diskutimesh, lidhur edhe me koston e ndertimit, qe firma ne fjale e kishte me te larte se ajo e vendit te dyte, komiteti ka rene dakord te mbaje te njejtin fitues, duke respektuar jurine.

Ne fjalen e saj ne nisje te mbledhjes, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka vleresuar rendesine e ndertimit te kompleksit te ri parlamentar.

Ky është një vendim i rëndësishëm për përzgjedhjen e monumentit të demokracisë. Është ky komitet që do të bëjë përzgjedhjen e projektit fitues. Siç është bërë e ditur në konkursin për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar u ftuan 25 studio dhe paraqitën maketet (projekt-idetë), 14 studio, ndër më prestigjiozet në botë tha Topalli.

Në konkursin për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar u ftuan 25 studio dhe paraqitën maketet (projekt-idetë), 14 studio, ndër më prestigjiozet në botë.

Pas konsultimeve, rreth një muaj me publikun dhe votimit të publikut në websitin e Kuvendit të Shqipërisë, juria e kryesuar nga personaliteti i përmasave botërore, Hans Ibelings përzgjodhi 3 projektet fituese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›