Topalli: Përshëndet rezolutën e PE-së, opozita të vijë në Kuvend

Kryetarja e Kuvendit, në një konferencë për shtyp ka përshëndetur rezolutën e Parlamentitn Europian për Shqipërinë duke e vlerësuar si tepër të rëndësishme. Kryetarja e Parlamentit tha edhe një herë se mazhoranca mirëpret opozitën në Kuvend, ashtu siç kërkohet në rezolutën e PE-së. "Përshëndes rezolutën e PE-së. Kjo rezolutë e PE-së është shumë e rëndësishme, sepse i bën thirrje opozitës të ndalë bojkotin", tha kryeparlamentarja. Topalli deklaroi se në rezolutë PE-ja inkurajon shqiptarët të vazhdojnë rrugën e reformave. Sipas saj, presidenca suedeze mbështet Shqipërinë në rrugën e heqjes së vizave dhe drejt BE-së.
Kryetarja e Parlamentit i bëri apel opozitës të kthehet në Kuvend duke deklaruar se mazhoranca do të bëjë të gjithë amendamentet që dëshiron opozita në Kuvend.
Kryetarja e Parlamentit garantoi edhe një herë se brenda vitit 2010-të shqiptarët do të lëvizin në vendet e BE-së pa viza. Lidhur me deklaratat e djeshme në Kuvend të kryeministri Berisha ndaj kryesocialisit Rama, Topalli tha se "Parlamenti është tempulli i të vërtetave, para të cilave nuk mund të heshtim".