E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi uron Bajramin, apel për komunikim

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka zhvilluar një vizitë në Medresenë e Tiranës për të uruar besimtarët muslimanë për festën e Kurban Bajramit. "Uroj të gjithë besimtarët në këtë ditë festë. Kjo është një ditë ku të gjithë duhet të frymëzohen për rritjen e begatisë së shpirtit kundër varfërisë shpirtërore që duhet ta lëmë pas", tha ai.
Në fjalën e tij, Topi uroi edhe besimtarët muslimanë në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Presidenti refuzoi t'i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve për çëshje politike, duke thënë se sot është një ditë e veçantë që nuk duhet ngatërruar me tema politike. Megjithatë, presidenti dha një mesazh, ai tha se nuk mund të ndërtohet e ardhmja pa komunikim mes njëri-tjetrit. "Nuk duhet të ngatërrojmë këtë ditë me tema politike pasi jemi intoksikuar nga jeta politike. Jeta nuk është vetëm politikë, duhet të flasim për mirëqeneie, ekonomi, kulturë dhe komunikim njerëzor. Nuk ndërtohet e ardhshmja pa komunikim mes njëri tjetrit", pohoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›