Topalli Presidenti ka shkelur afatet kushtetuese per dekretet
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli eshte shprehur dje se Presidenti ka shkelur afatet kushtetuese per dekretimin e emrit te kryetarit te Gjykates Kushtetuese. Kete deklarate Topalli e beri dje gjate nje konference te perbashket per shtyp me kryetaren e Dhomes se Lordeve ne Britanine e Madhe baroneshen Helene Hejman. E pyetur nga mediat se kur do te nise shqyrtimi per dekretet e Presidentit kryetarja e Kuvendit tha se Komisioni i Ligjeve kete here do te zbatoje proceduren e re parlamentare duke i shqyrtuar kandidaturat imtesisht pergjate nje periudhe kohore prej 8 javesh. Deklaratat e Topallit duket se jane edhe nje pergjigje ndaj akuzave per shkelje te Rregullores se Kuvendit ne rastin e votimit 2 here te dekretit te Presidentit per ligjin e pronave akuza keto te bera nga deputeti demokrat Gazmend Oketa qe njihet si nje nga njerezit me te afert te kreut te shtetit. Nderkaq e pyetur nga mediat per komisionin hetimor per zgjedhjet Topalli u shpreh e gatshme qe ky komision te ngrihet menjehere sipas pergjigjes qe kreu i Grupit te PD-se Patozi i ka kthyer homologut te tij socialist Rucit.
Dekretet
Maxhoranca eshte shprehur e gatshme gjate pushimeve per te mbledhur edhe nje seance te jashtezakonshme po te vinte emri i kryetarit te Gjykates Kushtetuese. Sic e dini edhe ju prej kater muajsh ka kaluar afati kushtetues i kryetarit te Gjykates Kushtetuese dhe deri tani nuk ka ardhur akoma - eshte shprehur Topalli. Ajo beri te ditur se emrat e tjere te dekretuar nga Presidenti per anetare te Gjykates Kushtetuese dhe asaj te Larte do te kalojne per shqyrtim te Komisionin Parlamentar te Ligjeve. Nderkohe emra te tjere kane kaluar ne kalendarin e Komisionin e Ligjeve dhe shqyrtimi do te behet sipas procedures se re nje procedure qe ka shenuar nje progres te jashtezakonshem per te bere nje skaner te te gjithe emrave dhe per te bere transparencen me te madhe ne te gjithe historine dhe ne te gjitha vendimet qe jane marre - eshte shprehur Topalli.
Komisioni
E pyetur per kerkesen e Partise Socialiste per ngritjen e nje komisioni hetimor per zgjedhjet Topalli u shpreh se maxhoranca eshte e gatshme qe ta ngreje kete komision ne momentin e pare qe ne Kuvend do te depozitohet kerkesa e bazuar ne Kushtetuten e vendit. Ajo tha se qendrimi i maxhorances vazhdon te mbetet ai i bere publik nga kreu i Grupit te PD-se Patozi ne letren derguar kreut te grupit te PS-se Gramoz Ruci. Ate qe ka paraqitur zoti Patozi ne pergjigjen e tij. Gatishmerine e plote qe menjehere sapo te vije kerkesa bazuar ne Kushtetute dhe ne Rezoluten e Parlamentit Europian te ngrihet komisioni hetimor duke i dhene kryesine edhe maxhorancen opozites sipas nje vendimi te Parlamentit - eshte shprehur Topalli.
21 Shtator 2010