Topalli Parlamenti i ri do te ndertohet te Piramida
Kryetarja e Kuvendit beri te ditur dje gjate konferences per shtyp se Parlamenti i ri do te ndertohet ne vendin ku sot ndodhet Piramida. Parlamenti ashtu sic ka deklaruar dhe kryeministri Berisha duhet te perfundoje ne vitin 2012 me rastin e 100-vjetorit te shpalljes se pavaresise. Eshte nje sfide qe une e kam konsideruar gjithmone te rendesishme dhe mendoj qe ne 100-vjetorin e shpalljes se pavaresise absolutisht edhe Shqiperia duhet te kete nje Parlament dinjitoz ne te gjithe komponentet e tij. Disa deputete me kane propozuar qe Parlamenti i ri bashke me godinen e zyrave dhe komisioneve te rivendoset aty ku sot eshte Piramida - eshte shprehur Topalli. Kryetarja e Kuvendit e cilesoi si interesante idene e ndertimit te godines se re te Parlamentit si dhe te seancave plenare te Piramida ndersa theksoi se projekti ka edhe nje simbolike te veten ate te zhdukjes se kujtimit te mbetur nga regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha. Ne menyre te vecante kryetarja Topalli tha se projektideja per zevendesimin e Piramides se diktatorit me godinen e sovranit ku merren vendime e reforma qe afrojne Shqiperine me BE vjen ne nje moment te rendesishem per procesin e integrimit. Kjo ide eshte edhe nje lloj simbolike per te zhdukur kujtimin e diktatorit dhe per te ndertuar godinen e sovranit aty ku merren vendimet dhe reforma qe transformojne vendin tone Shqiperine dhe e bejne pjese te BE-se. Eshte nje ide qe une e shikoj me shume interes dhe ne ditet e ardhshme do ta diskutojme. Ka ide qe kjo godine ti kaloje Gjyqesorit ndersa Parlamenti salla plenare bashke me zyrat te vendoset aty ku ka qene Piramida e diktatorit dhe kjo ka nje simbolike te forte ne procesin e integrimit te Shqiperise ne BE. Ky eshte nje propozim i disa deputeteve dhe ne po e shqyrtojme ate - beri te ditur kryetarja e Kuvendit.
21 Shtator 2010