E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti 2011-të nis me shtyrje për procesin Gërdeci

TIRANË- Viti 2011-të nis me shtyrje për procesin Gërdeci, ndërsa shkak është bërë mungesa e avokatëve. Seanca e sotme është karakterizuar nga debate mes prokurorëve dhe avokatëve, për shkak të një raporti mjekësor i sjellë nga avokati Behard Pipero.

Pipero, i cili mbron në këtë gjyq Lavdi Shato-n vinte në dijeni gjykatën se për shkak të arsyeve shëndetësore nuk mund të ishte i pranishëm në seancë duke kërkuar në këtë mënyrë shtyrjen e saj.

Kërkesa është kundërshtuar nga prokuroria, e cila ka vënë në dyshim pretendimet e avokatit, duke kërkuar verifikim të prezencës së tij në gjyqet e tjera. Treshja gjykuese e kryesuar nga Ridvan Hado nuk ka marrë parasysh argumentimin e përfaqësuesve të prokurorisë dhe ka vendosur shtyrjen e kësaj seance. Në tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec nga shpërthimi i një fabrike demontimi, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›