Topalli SHBA nje aleat i madh i demokracise shqiptare
“Shtetet e Bashkuara janë një aleat i pazëvendësueshëm i demokracisë shqiptare”, tha sot Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në takimin me konkresmenin Gary Peters, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Duke i uruar zotit Peters mirëseardhjen, Kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, për kombin shqiptar dhe për të gjithë shqiptarët.
Kryetarja e Kuvendit vlerësoi mbështetjen amerikane për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
“Ky anëtarësim, tha Kryetarja e Kuvendit, ishte një nga ngjarjet më kulmore për Shqipërinë dhe partneriteti ynë në Aleancën e Veriut është shumë i rëndësishëm.”
Një falënderim të veçantë Kryetarja e Kuvendit bëri për mbështetjen dhe rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-ve për pavarësinë e Kosovës, në shërbim të paqes dhe stabilitetit rajonal.
Kryetarja e Kuvendit tha se “ne jemi të interesuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Parlamentit të Shqipërisë dhe Kongresit Amerikan.
Interesi ynë është që të marrim nga praktikat më të mira të legjislacionit dhe procedurave të hapura, transparente dhe demokratike të Shteteve të Bashkuara”.
Duke shprehur të njëjtin interes për rritjen e shkëmbimeve ndërparlarmamentare, kongresmeni Peters theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë mbështetjen e gjithanshme për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.
Ai shprehu kënaqësinë që pas Shqipërisë do të vizitojë Kosovën përmes një udhëtimi në Rrugën e Kombit e do të ndalojë në Prizren në përurimin e vijimit të rrugës së re.
Më tej, në takim u theksua që marrëdhëniet në fushën ekonomike të lartësohen në nivelin e marrëdhënieve politike.
Kryetarja e Kuvendit theksoi se: “Doktrina jonë ekonomike, me reduktimin e taksave, investimet në infrastrukturë, me dixhitalizimin e procedurave dhe privatizimet, rezultoi një doktrinë e suksesshme, e cila bëri që Shqipëria të mos kalojë në recesion, pavarësisht krizës serioze ekonomike globale.
Jozefina Topalli vlerësoi interesin e investitorëve amerikanë për vendin tonë, duke nënvizuar se biznesi amerikan do të gjejë gjithnjë në Shqipëri një klimë favorizuese për investime direkte.