E Diel, 1 Nëntor 2026

Lagard: Ndryshimet politike në Greqi e Itali, hap drejtë zgjidhjes së krizës

Kreu i FMN-së Kristin Lagard deklaroi se ndryshimet politike në Greqi dhe Itali janë një hap përpara drejtë zgjidhjes së gjendjes financiare në këto dy vende.

Italia ende nuk ka një program. Financimi i borxhit italian ka arritur nivele të tilla sa është e vështir që normat janë të mbështeten në afat të gjatë kohor. Kohët e fundit stabiliteti ekonomik është i paqëndrueshëm dhe si rezultat pritet një besueshmëri politike. Qartësia dhe besueshmëria janë dy faktorë kryesorë shumë të nevojshëm për Italinë, që të kenë ndikim në përgjigjen e ekonomisë italiane, tha Lagard.

Sipas kreut të FMN-së reformat në Itali nuk do të jenë të lehta, Italia sipas Lagard pas ndryshimeve politike duhet të ketë një program të qartë reformash.

Kreu i FMN-së foli dhe për ndryshimet politike në Greqi, që sipas saj kanë sjell në krijimin e një qeverie të besueshme. Papadhimos është i gatshëm të punojë për marrjen e këstit të gjashtë të kredisë dhe vazhdimin e marrëdhënieve mes BE-së e Greqisë, deklaroi Lagard.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›