E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri- Azerbajxhan, pjesa e parë mbyllet 0-1

TIRANE- Me një stadium thuajse bosh Shqipëria ka mbyllur pjesën e parë të miqësores më skuadrën e Azerbajxhanit. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1:0  ne “Qemal Stafa”, në favor të miqve të cilët kanë kaluar në avantazh në minutën e 24-t me anë të R. Aliyev.

Trajneri provizor i kombëtares, Xhemal Mustedanagiç ka hedhur në fushë këtë formacion; Hidi, Lila, Dallku, Teli, Agolli, Roshi, Cana, Bakaj, Hyka, Bogdani, Salihi.

Në konferencën për shtyp të një dite më parë, Mustedanagiç tha se ka menduar një skemë sulmuese, duke shtuar se Shqipëria në këto dy ndeshje miqësore nuk ka pse të druhet, ndaj dhe do të luaj në sulm.

Kombëtarja shqiptare është ende pa trajner pasi Federata Shqiptare nuk ka gjetur akordin me asnjë nga kandidaturat e përfolura gjatë kësaj kohe.

Situata e krijuar nga mosgjetja e një trajneri ka bërë që edhe tifozët të bojkotojnë kombëtaren.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›