E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli Solidaritet me heronjte. Policet e gardistet mbrojten shtetin

Kryeparlamentarja ka paralajmëruar personat që mund të përfshihen në protestat e ardhshme që të mos sulmojnjë institucionet shtetërore. Në një prononcim të bërë në Spitalin Ushtarakak, zonja Jozefina Topalli bëri thirrje që qytetarët të mos përfshihen në organizime puçiste që ajo i cilësoi si të skenuara nga Partia Socialiste. Zonja Topalli vizitoi në Spitalin Ushtarak disa nga efektivat e Policisë që po marrin mjekim.

“Sot jam këtu në shenjë solidarizimi me policinë e shtetit, me punonjësit e gardës. Ata janë heronj! Kam ardhur këtu për t’u solidarizuar me këta heronj dhe për t’i thënë Edvin Ramës: pavarësisht se skenari i puçit të shtetit nuk ka përfunduar ende ai nuk mund të rrëzojë qeverinë e ligjshme me dhunë. Skenari puçist ende nuk është mbyllur, por me heronj si këta dhe me çdo qytetar shqiptar që nuk pranon dhunën, nuk rrëzon institucionet, nuk rrëzon pushtetin e ligjshëm” tha Topalli.

Gjatë së premtes 17 punonjës të policisë dhe gardës morën plagë të rënda. Ndërkohë, sipas njoftimeve zyrtare 100 efektivë të tjerë janë lënduar, por pa rrezikuar jetën.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›