PD akuzon prokurorine Nuk ka prova per urdher-arrestet. Ina Rama pale me dhunuesit
“Prokuroria s’ka prova per akuzat e ngritura ndaj funksionareve te gardes “ - deklaruan perfaqesuesit e maxhorances . Deputeti Eduard Halimi i beri thirrje organit te akuzes te reflektoje ne zbatim te kushtetues e ligjit, ndersa deputetja Mesila Doda akuzoi kryeprokuroren Ina Rama se eshte bere pale me te inkriminuarit qe goditen institucionet.
"Në një akt të paprecedentë dje u krye përpjekja e fundit e një grushti shteti të strukturuar mirë. Dje dasmorja e Edi Ramës, Ina Rama, hoqi çdo maskë dhe dëshmoi se është fund e krye pjesë dhe aktore e grushtit të paramenduar të shtetit. Urdhri i arrestit i gjashtë komandantëve të gardës është lëshuar dje nga Ina Rama pa asnjë hetim, në përpjekje për të dërguar pas hekurave mbrojtësit e institucioneve, heronjtë që mbrojtën Këshillin e Ministrave dhe kryeministrin e vendit. Ky urdhër është lëshuar me qëllimin e vetëm që të lërë pa kokë dhe mbrojtje Gardën e Republikës dhe mbrojtësit e institucioneve të vendit. Qëllimi i këtij akti kriminal është të bëjë më të lehtë sulmin dhe dhunën ndaj institucioneve të tjera kushtetuese të vendit në mënyrë që t’i hapë rrugë falangave kriminale të Edvin Ramës. Grupi parlamentar i PD ka fakte të pakundërshtueshme të bashkëpunimit të Ina Ramës dhe Edvin Ramës, përfshi edhe ditën e djeshme. Sot i deklarojmë Ina dhe Edvin Ramës se fundi i tyre dhe i gjithë të tjerëve, ideues dhe zbatues i grushtit të shtetit do të jetë ligjor, i sigurt dhe i pashmangshëm" tha deputetja demokrate Mesila Doda.
“Asnjë provë, asnjë e dhënë, asnjë dyshim, asnjë ekspertizë apo eksperiment nuk ngarkon me përgjegjësi, qoftë edhe administrative, drejtuesit e gardës së Republikës” tha deputeti demokrat Eduart Halimi.