E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistet proteste para policise Lironi protestuesit Jane te pafajshem

Me dhjetera familjare, gra e nena te demonstruesve protestuan para drejtorise se policise ne kryeqytet duke kerkuar lirimin e tyre. Te shoqeruar dhe nga  kryetarja e njesise bashkiake numer një Lindita Nikolla ata i bene apel krereve te policise per lirimin e demonstruesve ku mes te cileve ndodhet dhe nje grua.

“Sot jemi këtu sepse gjithë natën endemi dyerve të komisariateve të Tiranës për të marrë informacion për bijtë, për djemtë tanë. Ata s’janë kriminelë. Ne gratë dhe vajzat nuk mund të durojmë që një nënë, një grua e pesë fëmijëve, njëri prej të cilëve pret gjirin e saj për t’u ushqyer të mbahet e izoluar. Ky është një turp i madh. Ne jemi sot këtu sepse realisht duam ta besojme këtë institucion që duhet të arrestojë njerëzit që vranë tre qytetarë të ndershëm të Shqipërisë dhe të lirojnë bijtë tanë” tha Nikolla.

Rreth 113 demonstrues te 21 janarit jane shoqeruar ne ambjentet e komisariateve ne kryeqytet ndersa policia vazhdon ende hetimet per identifikimin e personave te tjere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›